Mobi Casa

“Fondi Stublina” shpërndanë 22 dhurata për fëmijët e Stublinës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Për herë të parë pas kaq shumë vitesh 22 fëmijë të mbetur në fshatin kufitar në Stublinë kanë pranuar dhurata nga “Fondi Stublina”. Ky fond do të ndihmojë edhe herëve tjera fëmijët e brezit kufitar.

22 fëmijë të mbetur në fshatin Stublinë që ndodhet përgjatë vijës kufitare me Serbinë të martën kanë pranuar dhurata nga “Fondi Stublina”.

Fëmijët kanë pranuar këto dhurata dhe kanë shprehur gëzimin e tyre në prag të ndërrimit të moteve. Janë momente të rralla këto kur fëmijët në këtë fshat kufitar i viziton dikush ose u shpërndanë dhurata.

Uji Dea

“Fondi Stublina” i dedikohet vetëm banorëve të Stublinës dhe është krijuar me iniciativë të vetë banorëve të këtij fshati. Organizatorët nuk deshën të përmendin emra, por thanë se ndihma të tilla do të shpërndahen edhe në të ardhmen.

Dhurata kanë marrë të gjithë fëmijët e tri lagjeve sa ka ky fshat kufitar. Ndihma vije si rezultat i shumë mërgimtarëve që ndodhen nga ky fshat, por edhe i atyre që janë vendës.

Njëri nga organizatorët tha për rajonipress se këto dhurata dhe kjo ndihmë u dedikohet prindërve të këtij fshati të cilët për shumë vite kanë ditur ta ndihmojnë dhe përkrahin njëri tjetrin në ditët më të vështira./rajonipress/