UBT

Fondi “Stublina” ngrohë me dhurata fëmijët e brezit kufitar

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Edhe pse në një mot të acartë përfaqësuesit e Fondit “Stublina” kanë gjetur mënyrën për të vizituar fëmijët e paktë të mbetur në fshatin kufitar Stublina. Dhuratat që kanë marrë fëmijët janë më e pakta që mund të bëjmë për këtë fundvit thotë Fadil Osmani.

Fondi “Stublina” edhe këtë fundvit ka gjetur kohë dhe ka shpërndarë dhurata për fëmijët e mbetur në këtë fshat kufitar. Gëzimi që fëmijët kanë përjetuar në ato qaste është i papërshkrueshëm shprehet Fadil Osmani njëri nga organizatorët, raporton rajonipress.

“Me këto dhurata ata nuk e ndiejnë vetën të braktisur dhe realisht edhe ky është mesazhi kryesor i fondit. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për ato pak familje që po rezistojnë dhe nuk po i braktisin trojet” shprehet Osmani.

Njëri nga banorët Zeqir Zeqiri tha se nuk ka pritur që këtë vit të vijë dikush e të gëzojë fëmijët e tyre, për shkak të borës dhe rrugëve të bllokuara. ”Jam ndier mirë sepse diaspora nuk po na harron. Këto dhurata janë simbol i dashurisë që kanë për fëmijët tanë diaspora” u shpreh Zeqiri.

RCCOLA

Fëmijët kanë pranuar këto dhurata dhe kanë shprehur gëzimin e tyre në prag të ndërrimit të moteve. Janë momente të rralla këto kur fëmijët në këtë fshat kufitar i viziton dikush ose u shpërndanë dhurata.

“Fondi Stublina” i dedikohet vetëm banorëve të Stublinës dhe është krijuar me iniciativë të vetë banorëve të këtij fshati. Organizatorët thanë se ndihma të tilla do të shpërndahen edhe në të ardhmen.

Dhurata kanë marrë të gjithë fëmijët e tri lagjeve sa ka ky fshat kufitar. Ndihma vije si rezultat i shumë mërgimtarëve që ndodhen nga ky fshat, por edhe i atyre që janë vendës.

Ndryshe këto dhurata dhe kjo ndihmë u dedikohet prindërve dhe fëmijëve të këtij fshati të cilët për shumë vite kanë ditur ta ndihmojnë dhe përkrahin njëri tjetrin në ditët më të vështira./rajonipress/