Fondi që ndryshon ligjet

Rruga për t’i futur në fondin e punësimit një pjesë të parave të pensioneve dhe të privatizimit ka filluar të bëhet gati.
Në kuadër të Zyrës Ligjore të Ministrisë së Financave është formuar një grup për të shqyrtuar ndryshimet legjislative, shkruan Tribuna.
Ministri i Financave Besim Beqaj, bëri të ditur se Qeveria ka identifikuar 1.5 miliardë euro si potencial për t’u kthyer dhe derdhur në Fondin e Punësimit dhe të Zhvillimit. Këto para do t’u jepen në shfrytëzim bizneseve me norma të ulëta interesi.