ARKATANA

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, kapitull i ri për ekonominë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka marrë pjesë në ceremoninë e themelimit të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.

Mustafa ka deklaruar se me themelimin e këtij Fondi po shënohet nja ngjarje e madhe në ekonominë e Kosovës.

“Ky fond do të jetë shtyllë e fondit për investime dhe zhvillim të cilin e kemi paraparë në planin qeverisës”, ka thënë Mustafa, raporton lajmi.net

Ai shtoi se fondi është krijuar për t’i ndihmuar bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat do të barazohen pas përmbushjes së kritereve të liberalizimit të vizave.

“Si rezultat i këtij fondi do të kemi numër të madh të të punësuarve”, është shprehur Mustafa.

FIDANISHTJA

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe ambasadorët e SHBA-së dhe Gjermanisë. Gerg Delawie e ka konsideruar themelimin e Fondit si një kapitull të ri për ekonominë e Kosovës.

“Shpresojmë që ky projekt do të ketë efekt të madh në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Ky projekt do të ofrojë qasje më të lehtë në financa për ata që duanë të hapin biznese”, është shprehur Delawie.

Ai ka cituar shefin e tij, Barack Obamën. “Biznese e vogla dhe të mesme siç ka thënë presidenti Obama, janë shtytje për zhvillimin ekonomik pasi ato krijojnë shumë vende të reja të punës. Kjo vlen edhe për Kosovën”, është shprehur Delawie.

Ambasadorja e Gjermanisë, Angelika Veites, ka uruar liberalizimin sa më të shpejt të vizave, duke thënë se kjo është çështje me prioritet por që ka edhe çështje të tjera të rëndësishme siç është zhvillimi ekonomik.

“Qasja në financa shumë shpesh del të jetë problemi në hapjen e bizneseve të vogla dhe të mesme. Qeveria gjermane mbështet këtë fond me një vlerë 2 milionë euro”, ka deklaruar Veites.