Hidromorava

Fondi investiv, ide e Pacollit qysh në vitin 2010

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ideja e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi që të krijojë një fond investiv me paratë e qytetarëve që gjendet jashtë vendit të gjeneruara nga privatizimi i ndërmarrjeve dhe trusti pensional, po del të jetë e një periudhë të mëhershme, respektivisht para katër vjetësh.

Kryeministri Thaçi më 28 shkurt paralajmëroi Fondin Zhvillimor për Ndërmarrësi dhe Punësim. Sipas tij, ky fond do të bazohet në një pjesë të mjeteve financiare prej 1 miliard euro të riatdhesuara, që shteti i Kosovës ka në bankat e jashtme.

FIDANISHTJA

“Ky fond do të bazohet në një pjesë të mjeteve financiare prej 1 miliard euro të riatdhesuara, që shteti i Kosovës ka në bankat e jashtme. Ky Fond do të krijojë mundësi të reja të përkrahjes së punësimit dhe zhvillimit ekonomik, duke përdorur praktikat më të mira investuese”, pati paralajmëruar ai. Ishte kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ai i cili në vitin 2010 propozoi krijimin e një fondi investiv që e quajti “agjenci të gjeneratave të reja”.

Këtë ide Pacolli ia kishte prezantuar atëherë shefit të Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith. Ai e kishte cilësuar si vendim të drejtë qëndrimin refuzues të ICO-s ndaj kërkesës së qeverisë që fondet jashtë shtetit të derdhën në buxhetin e Kosovës. “I njëjti qëndrim vlen dhe për paratë e Trustit Pensional të Kosovës. Këto fonde janë djersa e brezave të shumtë të kosovarëve në vite dhe jo paratë e një qeverie të vetme. Prandaj ato nuk duhet të hyjnë në kasën e qeverive, dhe sidomos të atyre qeverive që deri më tani nuk kanë gjeneruar begati për qytetarin e Kosovës…”, ishte shprehur Pacolli, në letrën drejtuar përfaqësuesit të ICO-së…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.