UBT

Fonde evropiane për projekte diskutabile

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Një marrëveshje e hyrë në fuqi këtë javë i siguron Kosovës mbështetje financiare në vlerë prej 66 milionë eurosh, shkruan sot Koha Ditore. Dhe midis projektesh që parashihet të mbështeten, ka edhe aso për të cilat autoritetet qeveritare nuk dinë nëse do t’i realizojnë apo jo.

Bëhet fjalë për marrëveshjen me Komisionin Evropian, e cila e bën Kosovën përfituese të programit vjetor të Instrumentit për Asistencë të Para-Anëtarësimit (IPA). Me të do të mbështeten sektorët, si: demokracia dhe qeverisja, sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore të njeriut; energjia, konkurrueshmëria dhe inovacioni, si dhe; bujqësia dhe zhvillimi rural.

Fundamenti

Ratifikimi i marrëveshjes është bërë më 31 gusht nëpërmjet nënshkrimit nga presidentja Atifete Jahjaga dhe ka hyrë në fuqi këtë javë. Kostoja totale e vlerësuar e programi është 75.3 milionë euro. Në një numër projektesh që liston marrëveshja, Kosova do të kontribuojë me diku 9.3 milionë euro.

http://koha.net/?id=27&l=74522