Fondacioni “Labinot Tahiri” me ndihma të reja për Vitinë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Viti – Fondacioni Humanitar “Labinot Tahiri” i udhëhequr nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovēs dhe artisti i njohur, Labinot Tahiri, ka sjellë ndihma të reja për Komunën e Vitisë. Ndihmat përfshijnë 300 pako ushqimore dhe higjienike si dhe një sasi të maskave mbrojtëse, krejt në vlerë mbi 7500 euro.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se duke e ditur që Vitia është vatra e parë e prekur nga Virusi Korona dhe po vazhdon të jetë e izoluar, ky donacion është me shumë vlerë. “I jemi shumë mirënjohës Labit, sepse nevojat janë të vazhdueshme, sidomos për shtresën me status më të rënduar social”, ka thënë Haliti.

Uji Dea

Nga ana e tij, Labiniot Tahiri, ka thënë se prej paraqitjes së gjendjes së re, ka qenë i gatshëm të ndihmojë edhe Komunën e Vitisë. “Unë nuk kam hezituar fare të bashkëpunojë me kryetarin Sokol Haliti, i cili më ka mahnitur me angazhimin e tij 24 orë për menaxhimin e situatës”, ka thënë Labinot Tahiri. Ai ka premtuar se mbështetjen për Vitinë do ta vazhdojë edhe më tutje.

Fondacioni Humanitar “Labinot Tahiri” edhe ditë më parë ka sjellë në Viti një sasi të maskave mbrojtëse./rajonipress/