ARKATANA

Fondacioni Kosova – Luksemburg mbështet të varfëritë e Komunës së Vitisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Fondacioni Kosova-Luksemburg e cila viteve të fundit është aktive me projektet e saj në Komunën e Vitisë, tani po jep edhe një kontribut të madh në përmirësimin e jetës qytetarëve të kësaj komune dhe atë përmes formave në fusha të ndryshme, e posaçërisht në atë të bujqësisë.

Përveç projekteve të tjera të cilat kanë qenë të mirëseardhura në përgjithësi për qytetarët e kësaj komune, ky fondacion ka nisur një projekt tjetër që ka të bëjë me mbështetjen e kategorisë sociale, respektivisht familjeve skamnore.

ARKATANA

“Përkrahje për më të varfrit në Komunën e Vitisë” është projekti që synon mbështetjen e personave të cilët janë të papunë për një kohë të gjatë, por edhe të atyre personave të cilët janë në asistencë sociale kategoria – II etj, duke u siguruar mundësi punësimi përmes skemës : Subvencionimi i Pagës.

Fisnik Beqiri zyrtar i projektit, tha se ai do të realizohet në bashkëpunim edhe me komunën e Vitisë dhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale. Në kuadër të këtij projekti fillimisht përfaqësuesit e fondacionit, ditën e martë më 13 tetor 2015 në sallën e Kuvendit Komunal të Vitisë, nga ora 10:00 do të mbajnë një sesion informues me bizneset e komunës së Vitisë, të cilat do të informohen më gjerësisht rreth këtij projekti në përgjithësi, ka thënë Beqiri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.