HW

Fondacioni i afërt me Angela Merkel nga Gjermania takon udhëheqësit e Këshillit Kombëtar Shqiptar

/ 2 minuta lexim
HW

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu me bashkëpunëtor, priti delegacionin gjerman në kuadër të Fondacionit politik Konrad Adenauer të udhëhequr nga drejtori për Serbi, Norbert Beckman-Dierkes.

Gjatë takimit në fjalë, kryetari Musliu e njoftoj delegacionin për nivelin ulët të respektimit të të drejtave individuale dhe kolektive të bashkësisë shqiptare në Republikën e Serbisë, si dhe mungesën e vullnetit të shtetit për aplikimin e politikave integruese për shqiptarët siç është punësimi në organet shtetërore dhe në fushat tjera publike.

“Gjithashtu u njoftua edhe për diskriminimin nga ana e shtetit lidhur me problemet në fushën e arsimit, siç janë mungesa e teksteve mësimore dhe mosnjohja e diplomave të fituara nga universitetet në Kosovë. Më tej e njoftoj për pasivizimin e vendbanimeve të shqiptarëve, dhe kërkoj ndërhyrjen urgjente në drejtim të ndalimit të kësaj praktike nga ana e shtetit serb”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar.

Uji Dea

Në anën tjetër zyrtari gjerman shprehu gatishmërinë që edhe problemet e shqiptarëve të përfshihen në raportimet dhe rekomandiomet mbi përcaktimin e politikave ndaj Serbisë gjatë procesit të integrimeve evropiane, si dhe nënvizoi përpjekjet që të rinjët të përfshihen sa më shumë në programet të cilat i zhvillon organizata të cilën e drejton.

Fondacioni Konrad Adenuar është organizatë politike, e afërt me Unionin kristian-demokrat gjerman (CDU) të cilin e drejton Angela Merkel. Është bashkëthemeluar nga ky Union dhe ish-kancelari gjerman, Konrad Adenuaer dhe parimet udhëheqëse të Fondacionit janë liria, drejtësia, solidariteti dhe demokratizimi i shoqërive./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.