Fundamenti

Folorunsho Alakija, gruaja më e pasura me ngjyrë në botë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Folorunsho Alakija, 61 vjeç nga Nigeria, zotëron të paktën 3.2 miliardë dollarë pasuri, që do të thotë rreth 500 milionë dollarë më shumë se Uinfrej, shkruan “Ventures Africa”.

Oprah Uinfrej ka humbur titullin e saj si gruaja me ngjyrë më e pasur në botë, të cilin tani e zotëron një tregtare nafte nga Nigeria, sipas një raporti nga një revistë afrikane biznesi.

Folorunsho Alakija, 61 vjeç nga Nigeria, zotëron të paktën 3.2 miliardë dollarë pasuri, që do të thotë rreth 500 milionë dollarë më shumë se Uinfrej, shkruan “Ventures Africa”.

UBT

Alakija është themeluesja dhe pronarja e “Famfa Oil”, e cila zotëron 60 për qind të interesave në “OML 127”, një kompani nafte që prodhon rreth 200 mijë fuçi naftë në ditë dhe vlen rreth 6.44 miliardë dollarë.

E njohur edhe si stiliste dhe filantrope, Alakija është e martuar dhe ka katër fëmijë dhe një nip.

Ajo zotëron të paktën 100 milionë dollarë në prona të paluajtshme dhe 46 milionë dollarë në avionë privatë.