Eko Higjiena

FOL: Qeveria nuk e ka luftuar korrupsionin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Prishtinë – Lëvizja FOL ka publikuar sot një analizë lidhur me ndikimin e vendimeve të qeverisë në luftë kundër korrupsionit gjatë viteve 2010-2011.

Hulumtuesi në Lëvizjen FOL, Armend Mazreku, tha se prej vitit 2008 e deri më tash, prioriteti kryesor i qeverisë Thaçi është thënë të jetë luftimi dhe parandalimi i korrupsionit.

FIDANISHTJA

“Mirëpo, arsyeja që është përsëritur e ripërsëritur kaq shumë, është pikërisht se luftimi i korrupsionit s’ka qenë asnjëherë prioritet i kësaj qeverie. Nëse luftimi i korrupsionit do të ishte njëmend prioritet i kësaj qeverie, atëherë niveli i korrupsionit në institucionet publike do të bëhej i pavërejtshëm dhe Kosova nuk do të renditej më si vendi më i korruptuar në Evropë”, ka thënë ai, transmeton REL.

Ky hulumtim politikash, sipas Lëvizjes Fol, dëshmon mungesën e seriozitetit të qeverisë që të nxjerrë vendime të qëndrueshme në fushën e parandalimit dhe luftimit të korrupsionit. Të gjashtë vendimet e analizuara, dy të nxjerra për konsolidimin e kornizës institucionale dhe katër sosh për kompletimin e kornizës ligjore anti-korrupsion, tregojnë mungesën e përgjithshme të ndikimit, që do të duhej ato të kishin në uljen e shkallës së korrupsionit në institucionet publike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.