Fundamenti

Foda për shortin e Kupës së Botës: “Play-offi” është prioriteti ynë, grupi duket i balancuar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Komëbtarja e Kosovës i ka mësuar kundërshtarët e mundshëm, me të cilët mund të përballet në Kupën e Botës, nëse kualifikohet.

Kosova do të luajë në “play-offin” e Botërorit në mars, mirëpo gjatë ditës së sotme, nga shorti i Botërorit i ka mësuar kombëtaret që do t’i ketë përballë, nëse gjen rrugën për në SHBA, Kanada e Meksikë.

Kosova – në rast kualifikimi – do të jetë pjesë e Grupit D, ku do të ketë punë me SHBA-në, Paraguajin e Australinë.

Për shortin, ka folur edhe selektori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda.

HW

Ai ka thënë se nëse kualifikohen, grupi duket të jetë i balancuar, por që ka thënë se “play-offi” është prioritet.

“Australia, Paraguai dhe SHBA kanë një grup shumë interesant këtu. Por gjëja më e rëndësishme për ne është që fillimisht duhet të kualifikohemi. Na kanë mbetur edhe dy ndeshje, një ndeshje e rëndësishme si mysafire kundër Sllovakisë, duhet ta fitojmë atë. Nëse e fitojmë, atëherë do të luajmë kundër Turqisë ose Rumanisë dhe këto janë tani ndeshjet më të rëndësishme për ne. Kjo ka prioritet. Por këtu ishte një ngjarje fantastike, atmosferë e mrekullueshme. Nëse kualifikohemi për Botëror do të kishim një grup të balancuar ku gjithçka është e mundur. Por siç e përmenda, gjëja më e rëndësishme është që të kualifikohemi për Botëror. Dhe nëse kualifikohemi atëherë do të gëzohemi shumë për këto ndeshje”, ka thënë Foda.

Kosova do të luajë më 26 mars ndaj Sllovakisë në Bratisllavë, teksa në rast se kalon në finale të “play-offit” do të luajë me Turqinë ose me Rumaninë më 31 mars në Prishtinë./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.