Fundamenti

Foda: Nuk kemi frikë nga Zvicra, por respekt, futbolli njeh histori suksesi të jofavoritëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka mbajtur konferencën për media para ndeshjes së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026, ku Kosova përballet me Zvicrën në Basel.

Foda u shpreh se është i kënaqur me formën e lojtarëve dhe beson se “Dardanët” mund të arrijnë rezultat pozitiv.

“Në ndeshjet e fundit patëm paraqitje të mira, sidomos ndaj Islandës. Por nuk duhet të harrojmë për paraqitjet e mira që ka pasur gjithnjë Zvicra, sidomos ndaj kombëtareve më të mira të botës. Ndeshjet ndaj Zvicrës, kanë qenë përballje në të cilat Kosova kryesisht është mbrojtur. Në ndeshjen e nesërme do të synojmë të bëjmë presing të lartë dhe të tentojmë të marrim rezultat pozitiv,” tha Foda.

Ai foli edhe për lojtarët e rinj që janë pjesë e ekipit në këtë grumbullim, duke i vlerësuar lart talentet kosovare.

Fundamenti

“Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha janë lojtarë shumë të mirë. Në dy seancat stërvitore janë paraqitur shumë mirë. Jam shumë i lumtur që ata janë këtu. Jam i sigurt që e ardhmja e tyre do të jetë e ndritur me Kosovën.”

Trajneri i “Dardanëve” nuk e fshehu emocionin për përkrahjen e madhe që pritet nga diaspora në Basel:
“Jam i vetëdijshëm për përkrahjen që Kosova do ta ketë nesër në Zvicër. Jam shumë i lumtur që do ta kemi një ambient të ngrohtë. Do të aplikojmë një stil më të hapur të lojës dhe shpresoj që kjo të sjellë fitore.”

Megjithatë, ai pranoi forcën e kundërshtarit dhe vështirësinë e grupit ku ndodhet Kosova:
“Nuk jemi të frikësuar, por kemi respekt pasi jemi të vetëdijshëm për forcën e Zvicrës. Ne shpresojmë që do të arrijmë diçka të madhe. Jemi në një grup shumë të fortë me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë dhe nuk jemi favoritët, por futbolli ka dëshmuar shpeshherë historitë e suksesit me ekipet jofavorite.”

Kosova dhe Zvicra do të përballen të premten në Basel, ku pritet një numër i madh i tifozëve shqiptarë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.