Hidromorava

FMN-ja e përkushtuar që Kosova të ketë stabilitet financiar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Ministri i Financave Avdullah Hoti, priti sot njoftues përfaqësuesin e ri të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovë Ruud Vermeulen, i cili nga korriku i këtij viti do ta zëvendësojë përfaqësuesin aktual të FMN-së Frank Lajkwik, i cili gjithashtu ishte i pranishëm në takimin e sotëm.

Ministri Hoti gjatë takimit e falënderoi z. Lajkwik për kontributin dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me institucionet e Kosovës, në veçanti për kontributin në përgatitjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe FMN-së.

Ai, po ashtu përfaqësuesit të ri të FMN-së Ruud Vermeulen i uroi mirëseardhje dhe detyrën e re në Kosovë, dhe theksoi se bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet FMN-së dhe Kosovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen ku edhe shpreson se Bordi i FMN-së do ta aprovojë Marrëveshjen me Kosovën.

ARKATANA

Ministri Hoti gjithashtu e njoftoi z. Vermeulen për zhvillimet e fundit rreth buxhetit të Republikës së Kosovës, si dhe për përkushtimin e Qeverisë për ndryshimin e një sërë ligjesh të cilat ndikojnë në krijimin e kushteve të të bërit biznes, masat e marra fiskale në përgjithësi si dhe rreth stabilitetit makro fiskal.

Ndërsa, përfaqësuesi i ri i FMN-së Ruud Vermeulen duke falënderuar Ministrin Hoti për pritjen theksoi se do të jetë këtu për të vazhduar bashkëpunimin me Kosovën, dhe se FMN-ja është e përkushtuar që Kosova të ketë zhvillim ekonomik, stabilitet financiar dhe në këtë drejtim do ta ketë edhe ndihmën e këtij institucioni.

http://koha.net/?id=27&l=64189

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.