Hidromorava

FMN-ja, 200 milionë dollarë për Kosovën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Fondi Monetar Ndërkombëtar do të derdhë 150 deri në 200 milionë dollarë në buxhetin e Kosovës në mënyrë që të mbështesë makrosistemin fiskal. Këto mjete do t’i shtronin rrugën Qeverisë së Kosovës për të investuar në projekte zhvillimore, siç janë ato në energjetikë dhe bujqësi. Për këto mjete ka garantuar zëvendësdrejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Min Zhu, i cili po qëndron për vizitë disaditore në Kosovë.

“Ne do ta mbështesim Kosovën në këtë makrostabilitet, kurse Qeveria me këtë rast do ta ketë hapësirën e duhur që të rrisë nxitjen përmes investimeve”, ka thënë Min Zhu.

UBT

Ai më tej ka thënë se Kosova dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar janë në rrugë të mirë që të riparojnë marrëdhëniet, të cilat në të kaluarën nuk ishin aq të mira.

Min Zhu ka bërë të ditur se qëllim është i krijimit të një kornize të qëndrueshme zhvillimore, e cila do të tërhiqte investime të huaja dhe do të ndihmonte zhvillimin ekonomik të Kosovës./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.