“Fluturon” rryma
Qytetarët e Kosovës që nga muaji i ardhshëm do të paguajnë më shumë për shpenzimin e energjisë elektrike. Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka marrë vendim të premten që tarifa mesatare e energjisë elektrike me pakicë të rritet për 5.18 për qind.
Kjo njëherësh është rritja e dytë e çmimit të energjisë elektrike brenda një viti. “Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) pas vlerësimit të kërkesave të të licencuarve, komenteve të palëve të interesit, raporteve konsultative dhe raporteve përfundimtare të ZRREâ€së për shqyrtim të jashtëzakonshëm tarifor, ka marrë vendim që tarifa mesatare e energjisë elektrike me pakicë të rritet për 5.18%. Kjo rritje do të mbulojë vetëm koston e importit të energjisë elektrike të Furnizuesit Publik me Energji Elektrike (FPEE) dhe nuk i përfshinë kostot tjera të licencuarve të tjerë”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së. (Tribuna)