RCCOLA

“Fluturon” rryma

/ 1 minutë lexim

Qytetarët e Kosovës që nga muaji i ardhshëm do të paguajnë më shumë për shpenzimin e energjisë elektrike. Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka marrë vendim të premten që tarifa mesatare e energjisë elektrike me pakicë të rritet për 5.18 për qind.

Uji Dea

Kjo njëherësh është rritja e dytë e çmimit të energjisë elektrike brenda një viti. “Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) pas vlerësimit të kërkesave të të licencuarve, komenteve të palëve të interesit, raporteve konsultative dhe raporteve përfundimtare të ZRRE‐së për shqyrtim të jashtëzakonshëm tarifor, ka marrë vendim që tarifa mesatare e energjisë elektrike me pakicë të rritet për 5.18%. Kjo rritje do të mbulojë vetëm koston e importit të energjisë elektrike të Furnizuesit Publik me Energji Elektrike (FPEE) dhe nuk i përfshinë kostot tjera të licencuarve të tjerë”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së. (Tribuna)