UBT

Fluturon gjithkah, por drejtimi Tiranë – Prishtinë i duket si dy minuta

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Lugano- Ju them realisht kur aterova për herë të parë në drejtim të Prishtinës fluturimi mu shkurtua dhe mu duk sikur dy minuta. Besoj se një udhëtim i tillë do të jetë së shpejti edhe në aeroportin ndërkombëtar ”Nënë Tereza” në Tiranë.

Derisa fluturoj me aeroplanin e tipit SAAB 2000 mbi alpet e Zvicrës, kur të afrohem kah Prishtina, shpesh shikoj nga dritarja mos po e shoh vendlindjen time Vaksincën, Preshevën..”, thotë duke qeshur Burimi, piloti shqiptarë për agjencinë informative kombëtare ”Presheva Jonë”.

Mërgimtarët tanë në Perëndim sot nuk janë më si dikur sharrëxhinj të Esad Mekulit në Beograd. Se ata janë integruar mirë në Zvicër, në Gjermani, në SHBA, në Austri, në Belgjikë, në Itali..dëshmon jo vetëm gjuha që e flasin mirë, por edhe titujt e tyre, si: mjekë, inxhinierë, patronë firmash në biznese të larmishme, ekspertë të lëmenjve të ndryshëm, arkitektë, avokatë.

Madje edhe pilotë…Sot vetëm në Zvicër kemi 4-5 pilotë shqiptarë. Lidhur me këtë dhe me profesionin e aviacionit agjencia informative “Presheva Jonë” bëri një intervistë me pilotin e ri shqiptar Burim Aliu, cili jeton dhe vepron në Sant Galen të Zvicrës. Burim Aliu, nga fshati Vaksincë i Kumanovës i cili flet për herë të parë si pilot për një medium shqiptar, ai shpjegon për agjencinë informative ”Presheva Jonë” se “në mars kam fluturuar së pari herë nga Zvicra në aeroportin e Prishtinës, ku në aeroplan kisha një delegacion të lartë zviceran, ku shkonin për mision dhe punë të tyre në Kosovë.

Kur ateroj për Prishtinë e Tiranë fluturimi më duket vetëm dy minuta e jo dy orë!
Piloti i ri shqiptar Burim Aliu (30-vjeçar), nga Vaksinca e Kumanovës, sot jeton dhe vepron në Sant Gallen të Zvicrës.

GRANDEMALL

Për kontributin dhe sukseset e tij Burimi përveç prindërve i është mirënjohës edhe Zvicrës, të cilin vend e konsideron si vendlindje të dytë. Këtë na e tha edhe babai i tij Ahmet Aliu, i cili më shumë se 40 vjet jeton në Zvicër. Piloti ynë është i martuar me Njomzën dhe kanë dy goca Hanën (3 vj. dhe Lonën.4.5 vj.)

Në autobiografinë e tij mësojmë se piloti Burim Aliu ka diplomuar në vitin 2007 dhe tani fluturon në linjat e rregullta nga aeroporti i Luganos në disa relacione ndërkombëtare.

Burim Aliu flet për herë të parë, si pilot, për një medium shqiptar. Do theksuar se Burimi, i cili binte në sy për prirje dhe talent në literaturë aviacioni dhe vizatim teknik, fillimisht krahas studimeve nisi të punonte në kompani të njohura të disa vendeve oksidentale, si përfaqësues i teknologjisë në firmën e njohur Bühler- AG, i cili i joshur nga aviacioni edhe u drejtua në profesionin e pilotit, që sot e ushtron me krenari si shqiptar dhe zviceran.

Burim Aliu për ca muaj, para se t’u rrekej studimeve, u gjend ne Kanada për perfeksionim të gjuhës angleze. Në vitit 2007, në praninë e ekspertëve të njohur zviceranë të aviacionit, mbrojti me sukses licencën e pilotit – airline.

Pas ligjëratave, gjatë studimeve të aviacionit, Burim Aliu pjesën teorike e kaloi me sukses në Cyrih dhe pjesën tjetër, atë praktike, në Florida të Amerikës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.