Eko Higjiena

Fluturoj, Fluturoj Bualli!

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nexhat Behluli, një afarist i suksesshëm dhe kumbari i televizionit të parë shqip në Luginë të Preshevës me emrin “Spektri”, kohëve të fundit është bërë zëri kumbues, kundër dukurive negative të politikës lokale, në Bujanoc e Preshevë, e cila me një anë akuzon Beogradin për diskriminim sistematik ndaj shqiptarëve, a në anën tjetër thith të mirat materiale nga ndihma shtetërore pa kthim.

Këto hulumtime të analistit Nexhat Behluli, nuk janë të këndshme për pushtetarët e Bujanocit, të cilët duke i falënderuar deputetit republikan Shaip Kamberi kanë marrë donacione të majme jo vetëm për bizneset private, por edhe për shoqatat dhe portalet, të cilat ato i kanë nën kontroll.

Jetapress, do ta publikoj në tërësi shkrimin e Nexhat Behlulit, Fluturoj, Fluturoj Bualli!, i cili është vetëm një dëshmi nga dhjetëra sish, të cilat na bëjnë të ditur se ata që më së shumti e kritikojnë Beogradin për diskriminim, nën tephi, po marrin ndihma shtetërore për militantët partiak.

Fundamenti

Javën e kaluar kur e publikova informacionin se kryetari i kuvendit komunal të Bujanocit Enver Ramadani nga Qeveria e Serbisë ishte shpërblyer me 25.000 €uro për Biznesin e tijë privat, menjëhere filluan telefonatat që ta largojmë Lajmin se nuk është e vërtetë dhe unë si profesionist që jamë në fushën e informimit i zhvillova edhe disa hulumtime shtesë, mendova mos ta marë n’qafë Biznesin e huajë privat duke dezinformu, dhe doli edhe më keq, ky zotnija nga Qeveria serbe ishte shpërblyer 3 here me nga 25.000 €uro, gjithësejt 75.000 €uro prej Shtetit që po i diskriminon shqiptarët e Luginës së Preshevës !

– Për Ju që nuk e dini, po ju tregoj se kryetari i kuvendit të Bujanocit është kuadër i partisë të Deputetit Popullorë Shaip Kamberi i cili fytza shkon në Parlamentin e Serbisë e në anën tjetër zyrtari i tij partiak shpërblehet me dhjetëra mijëra €uro nga ky shtet diskriminues.

– Këtu diçka është e palogjikshme, sigurisht ka edhe gjëra tjera që duhet ti hulumtojmë, dikush me ne po manipulon në kartën e patriotizmit e në anën tjetër vet po pasurohet, shtrohet pyetja pse Serbija po ju jep para vetëm klaneve të pushteteve shqipëtare të Luginës së Preshevës, çfare Lojaliteti po blen shteti me këto para !? – Nëse jeni të interesuar të vazhdojmë me këso llojë gazetarie hulumtuese konfirmone me Like, transmeton Jetapress