Hidromorava

“Fluidi” nga Gjilani, është shpallur “Top Eksportuesi i Vitit”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ndërmarrja “Fluidi” nga Gjilani, është shpallur Top Eksportuesi i Vitit, nga Ministria e Tregtisë e Industrisë (MTI). Kur ka kualitet, nuk ka problem në eksport, ka deklaruar drejtori i kompanisë Fluidi Fejzullah Mustafa.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për të dytën herë me radhë në kuadër të projektit “Ditët e Biznesit të Vogël 2012” ndau mirënjohje për Ndërmarrjet e Vogla e të Mesme (NVM) më konkurrente të vitit, “Top eksportuesin e vitit” dhe “Top Idetë e bizneseve”.

Eksportuesi më i madh nga prodhuesit në Kosovë, u shpall ndërmarrja për prodhimin e lëngjeve Fluidi. Drejtori i kompanisë Fejzullah Mustafa, ka theksuar se kur ka kualitet, nuk është problem që prodhimet e vendit të eksportohen.

“Nuk mund të kalojë një produkt i cili nuk ka cilësi apo kualitet. Pa marrë parasysh reklamat, të cilat nuk janë shumë të konsiderueshme në bashkësinë evropiane, por është cilësia çka e mban tregun edhe ndihmon që të futet në treg. Konsumatori po e provojë njëherë, e din shijen e din kualitetin”, ka pohuar ai.

Eco Higjiena

Mustafa, u shpreh i kënaqur me cmimin, duke theksuar se kishin filluar dikur punën me pak investime për të arritur sot të jenë eksportuesi më i madh në vend. Fluidi prodhon brendet e njohura RC Cola, pijen energjike Red Rain, pijet jo të gazuara “Jaffa” si dhe mbush “Coca Cola-n”.

Kurse Ministrja e Tregtisë e Industrisë Mimoza Kusari Lila, ka deklaruar se qëllimi I projektit për shpalljen e më të mirëve, është stimulimi i prodhuesve.

“Qëllimet kryesore të këtij projekti janë dhënia e mirënjohjeve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat kanë kontribuar dhe kontribuojnë më shumë në mirëqenien e qytetarëve, përmes punësimit, përmes teknologjisë e inovacionit dhe përmes përgjegjësisë të cilën ata e kanë ndaj shoqërisë”, ka theksuar ajo.

Veç Top Eksportuesit të vitit, u zgjodh edhe Ndërmarrja më konkurrente, e që ky epitet i takoi ndërmarrjes Abi-Prizren, si dhe u shpallën Top Idetë e bizneseve për të rinjtë nga mosha 18-24 vjeç.(ora)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.