ARKATANA

Florina Qamili Jerliu, vlerë jo vetëm për LDK, por edhe për ngritjen e autoritetit dhe imazhit të Asamblesë Komunale

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kandidimi i Florina Qamilit Jerliut, i ka dhënë vlerë të fuqishme, në radhë të parë fuqizimit të gruas në rrafshin politik, dhe një vlerë të çmuar ajo do t`i jepte edhe vet autoritetit të Asamblesë Komunale. Florina ka përvojë, eksperiencë profesionale, një begraund të mirë edhe si profesioniste, eksperte e studiuese e fushës juridike. Florina ka marrë dhe po merr mbështetje të fuqishme nga shtresa intelektuale dhe ata që e duan dhe janë për dominim të profesionalizmit në qeverisjen lokale.

Florina Qamili Jerliu, ka hyrë në këtë garë për ta pasuruar jo vetëm kriterin gjinor, por për ta fuqizuar çdo pozicion të mundshëm, që ajo mund të marrë në qeverisjen e ardhshme komunale.

Gjatë karrierës së saj profesionale është treguar e devotshme kudo që ka shërbyer, në Gjykatë, në PTK, në arsim e pozita tjera ku është kërkuar angazhimi i saj.

Fundamenti

Është e rrethuar me njerëz të profesionit, me ata që vërtet po angazhohen, që Gjilani nesër të jetë qytet me zemër evropiane dhe angazhohet vazhdimisht që të bëjë të pamundurën, për të siguruar institucione kredibile dhe të afta për të shërbyer për qytetin dhe qytetarin.

“Kandidimi im erdhi si rezultat i një përvoje të gjatë në fushën juridike e arsimore. Nuk kam hyrë rastësisht në këtë lojë, sepse dua të jap kontributin tim si çdo femër kosovare, si çdo eksperte e profesioniste që dëshiron ta avancojë lagjen, qytetin, e shtetin e saj. Shpresoj shumë që angazhimi im, koncepti im do të përkrahet nga qytetarët gjilanas sepse kam vullnet, motiv dhe synim të madh për të quar gjërat e mira përpara” tha Florina Qamili Jerliu./rajonipress/