Florina Jerliu beson në vlerat e ndershmërisë, përfaqësimit të drejtë dhe në fuqinë e bashkëpunimit për të sjellë ndryshim pozitiv
Gjilan – Florina Qamili Jerliu është njëra nga kandidatet më të përgatitura në aspektin profesional dhe edukativ, marrë parasysh që ajo ka kryer dhe punuar në disa fusha shumë të dobishme për qytetin dhe shoqërinë. Florina ka marrë mbështetje e përkrahje të jashtëzakonshme nga shtresa intelektuale, e cila me ngulm është në kërkim të profesionistëve dhe njerëzve meritor për ulësen në Asamblenë Komunale. Gjithashtu Florina Jerliu ka një biografi dhe CV shumë të avancuar pasiqë ka punuar në shumë institucione, ku edhe ka lënë gjurmë pozitive. Ajo është një luftëtare e pa kompromise për të pasur një shoqëri progresive, ku respektohet rendi e ligji. Andaj kandidimi i saj për Asamble Komunale, dhe zgjedhja e saj do të ishte vlerë jo vetëm për LDK, po edhe për qytetin e Gjilanit. Ndryshe, Florina ka një familje të shëndoshë dhe intelektuale, derisa vajza e saj Blendiana Jerliu, i ka bërë një dedikim emocionues në mbështetje dhe përkrahje të pa rezervë për nënën e saj
Postimi i plotë i Blendiana Jerliut:
Krenaria ime!
Ndoshta po tregohem pak e njëanshme sepse po flas për një nga njerëzit më të rëndësishëm të jetës sime, por nëna ime është me të vërtetë një grua që meriton përkrahjen e të gjithëve.
E dashur, e ndjeshme dhe gjithmonë pranë njerëzve, por në të njëjtën kohë e fortë, punëtore dhe e përkushtuar ndaj çdo përgjegjësie që merr.
Për vite me radhë, ajo ka qenë aty për të gjithë: për familjen tonë, për fqinjët, për të afërmit, për komunitetin.
Jo për lavdi, por sepse ashtu e ka zemrën !
Tani, ajo ka vendosur të japë edhe më shumë përmes një angazhimi më të madh si kandidate për Asamblenë Komunale nga radhët e LDK-së, me numrin 21
Nëna ime nuk flet me premtime të mëdha e fjalë boshe. Ajo flet me vepra, me punë, me angazhim dhe mbi të gjitha me sinqeritet.
Ajo beson në vlerat e ndershmërisë, përfaqësimit të drejtë dhe në fuqinë e bashkëpunimit për të sjellë ndryshim pozitiv.
Prandaj, këtë herë, unë do ta mbështes me zemër – jo vetëm si fëmijë i saj, por si qytetar që beson se duam më shumë gra të forta në vendimmarrje.
Gra që nuk i lodh puna, që nuk i frikësohen sfidave dhe që i mbajnë premtimet.
Votoni Numrin 21, listën 113, sepse nëna ime së bashku me Arbër R. Ismajli do të jen aty jo vetëm për mua, por për të gjithë JU që besoni në drejtësi, zhvillim dhe njerëzi./rajonipress/

