Mobi Casa

Florim Zuka uron “Skifterat”: Jeni krenaria e futbollit shqiptarë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Tifozët e SC Gjilanit, “Skifterat”, tani e disa javë kanë filluar përgatitjet për jubileun e tyre të 20-të vjetorit të daljës në skenë të tifozëve “Skifterat”.

Manifestimi jubilarë i “Skifterave”, shihet kudo në qytet duke dominuar ngjyrat e skuadrës së tyret ë zemrës “kuqebardhë”.

Mobi Casa

Për presidentin e SC Gjilani, Florim Zuka, i cili ka filluar të bënë histori me SC Gjilanin dhe me tifozët besnik “Skifterat”, ky jubile i 20 vjetorit të themelimit të “Skifterave” është një festë e veçantë jo vetëm për klubin e SC Gjilani por për vet futbollin Kosovar e më gjerë

Presidenti Zuka ka uruar të gjithë ata që frymojnë me ngjyrat “kuqebardh”, ndërsa për Rajonin Press ai më tutje shtoi.
“Jam shumë i nderuar që për këtë përvjetor të themelimit të tifozëve të “Skifterave” të jem pjesë e juaja. Ju keni dëshmuar se jeni kultura e tifozerisë në futbollin shqiptarë, pa ju as që mundet të paramendohen sukseset e skuadrës suaj SC Gjilani, ju jeni pjesë e pandashme e klubit, ju në çdo kohë në shi e borë, në furtuna e vapë, në fitore e humbje, ju jeni ata që i jepni bukuri SC Gjilanit dhe futbollit Kosovar e më gjerë. Ne nuk do të ndalemi në asnjë moment, së bashku do të jemi ata që do të ndihemi krenar që i takojmë SC Gjilanit dhe grupit të tifozëve “Skifterat”. Urime “Skiftera”, gëzuar këtë përvjetor të krenarisë suaj në fushat e futbollit kudo që u shfaqët”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.