FIDANISHTJA

Florim Zuka: Synojmë një Gjilan në krye të tabelës në kampionatin e ri

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Njeriu që mban SC Gjilani gjallë, presidenti Florim Zuka, i cili me punën e tij modeste dhe i cili shumë pak apo për të mos thënë fare nuk ekspozohet në media dhe me deklarata të ndryshme sa për të bërë bujë, shumë qetë e ka pritur përfundimin e kampionatit të sapo përfunduar.

“Ishte një kampionat i gjatë me shumë batica e zbatica të ndryshme, ndoshta kemi merituar ndonjë vend më të mirë, por gjithçka ka marrë fund dhe ne kemi vizionin tonë të klubit”, është shprehur i qetë, Zuka.

Presidenti i SC Gjilanit, Zuka, pas përfundimit të kampionatit 2017-2018, thotë se gjerë në fund të javës gjithçka do të qartësohet për të ardhmen e klubit.

FIDANISHTJA

“Deri në fund të javës gjithçka do të qartësohet, do të bisedojmë me disa futbollist që mbajnë bërthamën e klubit dhe me ata futbollist që kemi nevojë për kontrata të reja ne do t’ju ofrojmë kushtet tona, asnjë lojtar nuk e kemi në plan që me çdo kusht ta mbajmë në klub, por një e di se Gjilani do të ketë një “fytyrë” tjetër në kampionatin e ardhshëm”, thekson, presidenti Florim Zuka.

Zuka ka bërë me dije se Gjilani në edicionin e ardhshëm synon kreun e mundësisht edhe titullin e kampionit.
“Po ju them se do të jetë një Gjilan krejtësisht tjetër, synimi ynë është kreu i tabelës normalisht që do të synojmë titullin, se a mundemi ta realizojmë mbetet të shihet”.

Përpos disa futbollistëve cilësor që pritet ta veshin fanellën e Gjilanit, Zuka ka edhe një fshehtësi.
“Jemi në bisedim me disa trajnerë të njohur, jemi në kontakt të vazhdueshëm ndërsa gjithçka për pak ditë do të jetë publike”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.