Hidromorava

Florim Zuka “shpërthen” pas ndeshjes me Prishtinën

/ 3 minuta lexim

Ndeshja derbi e javës së 29-të, në mes Gjilanit e Prishtinës, e cila përfundoi me fitoren e “bardhekuqëve” të Gjilanit, ka zgjuar shumë polemika pas përfundimit të ndeshjes, në të cilën në tollovit e krijuara nga ana e mysafireve për të sulmuar referin Kreshnik Vula nga Gjakova dhe ndihmësit e tij Edmond Zeqirin e Fatmir Sekiraqën nga Podujeva, Shërbimi Policor i Kosovës ka intervenuar me gazelotsjellës për të parandaluar më të keqën.

“Ne si klub kemi bërë të gjitha përgatitjet që ky derbi të zhvillohet në normalitet, por mysafirët për 90 minuta nga banka e rezervistëve është fyer referi Kreshnik Vula pa ndërprerë nga ana e trajnerit Armend Dallkut dhe stafit të tij, një problem të madh për ta menaxhuar ndeshjen e kishte dhe referi anësor dhe referi i katër Tefik Maloku, të cilët vazhdimisht kanë qenë të ofenduar nga trajneri Armend Dallku dhe stafi i tij”, ka bërë të ditur i pari i SC Gjilanit, Florim Zuka.

Sa i përket rastit diskutabil të ndeshjes, ku u ndëshkua me karton të kuq portieri Bekaj, Presidenti i klubit të SC Gjilanit, Zuka deklaron.
“Përjashtimi i portierit Visar Bekaj ka qenë plotësisht i drejt, dhe këtë mysafirët duhet ta pranojnë me sportivitet dhe me ndershmëri”.

Uji Dea

Por, Zuka është i befasuar me disa televizione dhe portale të cilat u munduan që gjithë fajin t’ju lënë skuadrës së Gjilanit, duke i komentuar gjërat që nuk ekzistojnë, ndërsa Zuka pyet televizionet dhe portalet e shumta në Kosovë dhe disa analistë që nuk dinë se qka flasin, pse këto mediume nuk u morën me penaltinë e pa qenë në Podujevë, ku Gjilani u dëmtua në mënyrë drastike, ose edhe për raste tjera ku Gjilani është dëmtuar direkt në rezultat?

Presidenti Florim Zuka, njëherit ka uruar edhe futbollistët e tij për kulturën futbollistike.
“Ne si klub të vetmin prioritet e kemi futbollin, nuk na interesojnë klubet tjera me çfarë mallverzime i kryejnë ndeshjet, tek klubi i Gjilanit kjo nuk ndodh e as që do të ndodh gjerë sa të jem unë në krye të klubit, ndërsa futbollistët e mijë i përgëzoj për kulturën sportive që kanë treguar në ndeshjen me Prishtinën”./rajonipress/