Fundamenti

Florim Zuka: SC Gjilani ishte dhe do të jetë bukuria e Superligës

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Njeriu i parë i “bardhekuqëve” të Gjilanit, Florim Zuka, në intervistën e fundvitit 2019, ka shpalosur për opinionin të arriturat e dështimet e Gjilanit dhe sfidat të cilat e presin në pranverë skuadrën e tij.

Zuka si gjithmonë modest por shumë i çart e i vendosur në synimet e skuadrës së tij, ka bërë të ditur se skuadra e Gjilanit është e çdo shqiptari dhe çdo nacionaliteti, pa dallim feje e kombi, mbasë vlerave që kanë futbollistët mund të jenë pjesë e skuadrës së tij.
“Ne në këtë vit më tepër kemi futbollist nga Shqipëria dhe konsideroj se çdo shqiptarë i Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe nga diaspora janë të mirëseardhur në klubin tonë. Ne kemi bërë një grumbullim të futbollistëve të kalibrit të lart nga Shqipëria dhe kjo është diçka e re në futbollin e Kosovës, ndërsa më herët të gjithë futbollistët nga Kosova kërkonin të luanin në Superioren e Shqipërisë, ne tani kemi bërë revolucion pasiqë tani futbollistët nga Shqipëria po kërkojnë të jenë pjesë e Superligës së Kosovës dhe kjo është mirë për futbollin e Kosovës, por për këto vendime duhet të jesh i sinqertë me çdo pjesëtarë të klubit”.

Presidenti Florim Zuka, 17 javët e skuadrës së tij në stinorin vjeshtor i konsideron të mira.
“Ne kemi mbyllur stinorin në pozitën e dytë dhe konsideroj se është sukses edhe pse kemi mundur së paku të kemi edhe 7 pikë më shumë, por ky është futbolli edhe ne si shumë skuadra tjera kemi pasur batica e zbatica por njeherit kemi mësuar shumë nga këto 17 javë të zhvilluara”.

Presidenti Zuka është njëri ndër presidentët e klubeve në Kosovë, i cili gjatë dy viteve sa është tek skuadra e Gjilanit vazhdimisht ka qenë transparent si me trajnerë gjithashtu edhe me futbollist.
“Unë për këto dy vite e gjysmë asnjëherë nuk kam ndërhyrë në punët e trajnerit apo të futbollistëve, secili i ka detyrat e veta dhe ato duhet të kryhen në mënyrën më të ndershme dhe të jep secili kontributin e tij për sukseset e klubit, deri më tani asnjë cent askujt nuk i kemi mbetur borxh por mos harroni se brenda një kampionati harxhojmë rreth 2 milion e gjysmë euro”.

Aspiratat e Gjilanit për stinorin pranveror sipas Zukës është dalja në Evropë e SC Gjilanit.
“Me emër të zotit verën e ardhshme do të jemi pjesë në garat europiane, këtë e meriton Gjilani dhe populli i saj dhe ne do t’ju plotësojmë këtë dëshirë të kamotshme, skuadra e Gjilanit në këtë stinorë do të lufton për titull të kampionit edhe për Kupën e Kosovës, dhe pranvera do të na sjell gëzime në klubin tonë”.

Mobi Casa

Presidenti Florim Zuka si gjithmonë transparent, ka zbuluar edhe përforcimet e klubit të cilat do të jenë në këtë mini afat kalimtarë.
“Jemi në kontakte me tre futbollist cilësor, mendojmë se skuadrës aq i duhen për ti arritur qëllimet të cilat i kemi para vete”.

Presidenti Zuka në fund ka përmendur edhe tifozët “Skifterat”, të cilët për Presidentin Zuka janë kapitull në vete.
“Sikur të mos ishin tifozët “Skifterat”, unë as që do të isha pjesë e klubit, ata janë bukuria e futbollit të Kosovës sepse pa “Skiterat” futbolli i Kosovës është i mangët, dhe gjithçka që investojë në klub e bëj për tifozët “Skifterat” dhe për të mirën e futbollit të Kosovës.

Zuka ka bërë të ditur se përgatitjet e SC Gjilanit do të fillojnë në fillim të janarit në shtetin e Turqisë.

Gjilani pas 17 javëve pozicionohet në pozitën e dytë me 32 pikë, 10 fitore, 2 barazime e 5 humbje.
Golashënuesit më të mirë në këtë fazë ishin Tomisllav Busiq e Gerhard Progni me nga 8 gola të shënuar./rajonipress/