Fundamenti

Florim Zuka: Ne jemi këtu për ta ngritur Gjilanin dhe respektuar rregulloret

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Florim Zuka, ka hapur zemrën për të gjithë dashamirët e futbollit të Gjilanit se cilat janë objektivat e klubit, duke bërë të ditur se kryetari Florim Zuka, qëllim kryesor e ka të vendos rend dhe ligj, për të gjithë ata që e duan klubin.

Zuka i cili shumë rrallë paraqitet në mediat publike, pasiqë për të është primare puna e jo deklaratat nëpër mediume të shkruara e elektronike.

Siç dihet skuadra e Gjilanit në ndeshjen e fundit me Vëllaznimin i iki ndeshjes së barazhit, duke vështirësuar mbijetesën në Superligë.
“Pjesërisht jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në kampionatin e kaluar, kemi pasur batica e zbatica, gjatë ndeshjeve kanë ndikuar disa gjëra që deri sa të jem unë në klub nuk do të përsëriten më asnjëherë, por edhe nuk jam i kënaqur me ndarjen e drejtësisë nga arbitrat e Superligës, na kanë dëmtuar shumë por asnjëherë nuk jemi ankuar por kemi kërkuar më të mirën në fushën e gjelbërt, uroj që në kampionatin
e ri gjëra të tilla të mos përsëriten më”, është shprehur kryetari, Florim Zuka.

Kryetari Zuka, një njeri afarist mjaft i respektuar jo vetëm në Gjilan por në tërë Kosovën, është deklaruar edhe rreth largimeve të shumë futbollistëve nga skuadra.

“Në qoftëse flasim për ligj dhe rregullore të futbollit, jo vetëm unë por çdo futbollist dhe çdo klub duhet t`i respektoj, unë askënd me dhunë nuk e mbaj në klub, largimin e shumë futbollistëve e kam bërë për të pastruar skuadrën nga disa futbollist dhe me disa nuk kemi gjetur gjuhë te përbashkët për vazhdimin e kontratave. Disa nga futbollistët ende pa përfunduar kampionati kanë arritur marrëveshje me klube tjera edhe pse kanë pasur kontratë me klubin tonë, pastaj kanë kërkuar t’ju jepet fletlëshimi për ndeshjet evropiane, unë kam pasur t’ju jap fletëlëshimin se jam për të mirën e futbollit jo vetëm të klubeve tjera por edhe për vet futbollistët, por ata as që kanë kontaktuar me mu, duhet theksuar se Betim Haxhimusën skuadra e Dritës e ka kërkuar për huazim e kam lejuar ndërsa këta kanë arritur të nënshkruajnë kontratë, mu nuk më intereson ku shkojnë futbollistët ta zhvillojnë karrierën, por marrëveshja është marrëveshje dhe kjo mua më vret më së shumti”.

FIDANISHTJA

Me të filluar afati i futbollistëve në futbollin e Kosovës, kryetari Zuka ka intervenu ashtu siç ka premtuar, duke e rifreskuar skuadrën me energji të reja.
“Në kemi sjell trajnerin e dëshmuar Sadat Pajazitin, drejtorin sportiv Sallah Sherifin, dhe kemi sjell edhe dy sulmues nga Shqipëria. Ne nuk do të ndalemi, do të sjellim edhe futbollist tjerë të cilat janë të dëshmuar, unë jam këtu dhe do të jap gjithçka për të mirën e klubit, për të mirën e shikuesve dhe për të mirën e futbollit Kosovar, por asnjëherë nuk do të ketë tolerime për askënd, do t`i zbatojmë marrëveshjet, do të paguhen e atyre ju mbetet të djersitin fanelën për rezultate të klubit”, shprehet Zuka.

Zuka ka bërë të ditur se skuadra e tij në kampionatin e ri do të jetë në kreun e tabelës së klasifikimit.

Florim Zuka përpos që është i lidhur me futbollin, ai është edhe një humanist mjaft i madh duke ju dalur në ndihmë shumë familjeve skamnore.

Ndërsa për Futbollin e Kosovës është nder që një njeri si Florim Zuka të jetë pjesë e saj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.