ARKATANA

Florim Zuka: Gjilani e “Skifterat” do të festojnë fitoren e derbit lokal

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Për presidentin e “bardh e kuqëve” të Gjilanit, Florim Zuka, skuadra e Gjilanit është shembull dhe risi në Superligën e Kosovës si në paraqitjet ne fushë njashtu edhe për organizimin brenda skuadrës.

Gjilani vjen pas humbjes ndaj Prishtinës në minutat shtesë, për tu ballafaquar me rivalin lokal Dritën.
“Ne kemi bërë paraqitje tejet të mirë në Prishtinë, ishim më i mirë se kundërshtari por në futboll ndonjëherë nuk fiton më i miri, por jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve gjatë këtyre VI-të javëve të zhvilluara”, ka bërë të ditur Zuka.

“Bardh e kuqët” e Gjilanit të dielën do të ballafaqohen me rivalin lokal Dritën dhe për presidentin Zuka ky derbi do t`i takon skuadrës së tij.

ARKATANA

“Ne si skuadër po dëshmojmë vazhdimisht se udhëheqësia e klubit gjerë më tani ka bërë përgatitje profesionale në ndeshjet derbi të zhvilluara në Gjilan, ky profesionalizëm do të ndodh edhe ndaj rivalit lokal, do të jetë gjithçka në suazat e sportit ashtu siç e kërkon rregullorja dhe nga djelmoshat “kuq e bardh” pres angazhim maksimal dhe shpresoj në fitore”, thekson Florim Zuka.

Gjilanit kësaj radhe i takon tribuna qendrore pasiqë është nikoqire e derbit, ndërsa presidenti Zuka ka një porosi për tifozët “Skifterat” e Gjilanit.

“Jo vetëm derbi por edhe futbolli zhvillohet për shikues, ndërsa e dita e diel do të jetë ditë e tifozëve “Skifterave” të cilët priten të jenë në numër rekord duke dëshmuar anim korrekt dhe pa asnjë incident dhe do të dëshmojnë se janë futbollisti i ynë i 12-të./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.