FIDANISHTJA

Florim Zuka e Arbnor Morina shembull në futbollin e Kosovës

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Një meritë të veçantë për këto suksese ka edhe kryetari i KF Gjilanit Florim Zuka i cili po dëshmon se është një njëri me virtyte të mëdha.

Jo vetëm për shkak rezultateve pozitive të KF Gjilanit por për shkak punës profesionale dhe respektit të ndërsjellët kryetari i KF Gjilanit dhe trajneri i saj Arbnor Morina janë shembull në futbollin e Kosovës se si duhet pasur respekt të ndërsjellët ku në shumicën e klubeve të Kosovës ky respekt mungon me të madhe .

Për teknikun e Gjilanit është ky kampionati i dytë që drejton “bardh e kuqët” e Gjilanit me mjaft sukses duke bërë skuadrën gjilanase njërën ndër skuadrat më të respektuara në futbollin e Kosovës.

Një meritë të veçantë për këto suksese ka edhe kryetari i KF Gjilanit Florim Zuka i cili po dëshmon se është një njëri me virtyte të mëdha.
“Ne kemi marrëdhënie shumë të mira me njerëzit që po mbajnë gjallë skuadrën e Gjilanit e në veçanti me njeriun i cili po jep gjithçka nga vetja për të mirën e futbollit dhe rinin e Gjilanit e më gjerë e ky është presidenti Florim Zuka i cili po dëshmon se është vetëm për të mirën e futbollit dhe asgjë më shumë. Kjo na ka bërë që ne ti kemi duart e zgjidhura të punojmë punën tonë aq sa dimë dhe mundemi por kjo liri e presidentit jo vetëm ndaj meje dhe futbollistëve na ka bërë të ndihemi krenar që e kemi në mesin ton këtë njeri të sportit e në veçanti për kulturën dhe humanitetin që ka për futbollistët dhe tifozët e klubit “Skifterat” është shprehur trajneri Morina

Mobi Casa

Morina ka bërë të ditur se presidenti pa marr parasysh rezultateve që kemi na mbështet në çdo vendim që marrim për të mirën e klubit. “Jam një kohë të gjatë në futboll si futbollist e trajner por jam shumë i nderuar që kam rastin të punoj me një njeri çfarë është Florim Zuka unë dhe stafi im i punës së bashku me futbollistët e falënderojmë që na përkrah në çdo moment edhe atëherë nganjëherë kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet por ne po bëjmë punën tonë dhe gjithmonë me lojëra të mira po mundohemi të shpërblejmë investimet e këtij njeriu të madh që është fat i madh për futbollin e Kosovës që ka një njeri të tillë në futboll” ka bërë të ditur tekniku i Gjilanit Arbnor Morina.

Për presidentin e klubit Florim Zuka këto raporte mbi të gjitha njerëzore e sportive janë normale .
“Ne në këto kohëra të vështira po mbajmë një klub që nuk është aspak e lehtë, por për hir të futbollit dhe rinisë ne me tërë potencialin që kemi do ta mbajmë gjallë këtë klub, është fat i madh që në mesin tonë kemi një trajner çfarë është Arbnor Morina që kemi raporte jashtëzakonisht tepër të mira jo vetëm për shkak rezultateve që ka skuadra e Gjilanit por unë vlerësoj punën dhe angazhimin e Morinës që po bën një punë shumë profesionale dhe ne vazhdimisht do ta përkrahim” ka bërë të ditur presidenti Florim Zuka .

Zuka është njëri ndër presidentët e rrallë që nuk përzihet në punët e trajnerit pasi që sipas tij ajo nuk është punë e tij. “Jo të përzihem në punët e trajnerit kjo nuk do të ndodhë asnjëherë ai e di punën e tij ne jemi njerëz nganjëherë edhe punët nuk shkojnë ashtu siq paramendohet por duhet pasur durim ne jemi një klub që po punojmë në afate të gjata dhe këtë punë jemi duke e kryer më së miri ndërsa trajneri Arbnor Morina do të ketë një respekt të veçantë nga ana ime se mbi të gjitha është trajner e pedagog i mirë e mbi të gjitha ka karakter të madh ” është shprehur presidenti Zuka.

Është një shembull për shumë klube të Kosovës këto raporte njerëzore të kultivohen edhe në klube tjera./rajonipress/