Florim Zuka: Do të dëshmojmë pjekuri të madhe sportive nga SC Gjilani
Gjilan – Kryetari i SC Gjilani, Florim Zuka, para derbit të madh vendor në mes Gjilanit e Dritës, e cila zhvillohet në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, të dielën duke filluar nga ora 20:00, ka theksuar se ky derbi do të jetë i veçantë pasiqë kanë mundësi tërë qytetarët e Republikës së Kosovës ta përcjellin nga afër.
“Jemi detyruar ta zhvillojmë këtë ndeshje në Prishtinë pasiqë nuk kemi dashur të ja lëm rastit për asgjë për shkak se stadiumi i qytetit në Gjilan nuk i ka plotësuar kushtet për një derbi të tillë, dhe e gjithë kjo është për të mirën e shikuesve që në mënyrë komode ta përcjellin derbin më të madh në vend”, ka bërë të ditur Zuka.
Njeriu i parë i “bardh e kuqëve” të Gjilanit, Florim Zuka, ka theksuar se do të jetë një rast i mirë për shumë qytetar të Republikës së Kosovës ta përjetojnë derbin më të madh në vend.
“Për këtë derbi kemi kërkesa jashtëzakonisht të mëdha nga të gjitha vendet e Kosovës, ne si nikoqirë të këtij derbi kemi bërë të gjitha përgatitjet si ato të sigurisë njashtu edhe të zhvillimit të ndeshjes, ju bëj me dije se stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë i stërmbushur me tifoz jo vetëm të Gjilanit e Dritës por do të ketë shikues nga të gjitha vendet e shtetit tonë”.
Zuka ka një përgjigjeje për të gjithë ata që ishin kundër zhvillimit të ndeshjes në Prishtinë.
“Për SC Gjilanin primare është siguria e shikuesve e jo ndeshja, kur shikuesit kanë komoditet në stadium ne jemi të kënaqur, e vetmja alternativ ka qenë stadiumi “Fadil Vokrri”, shumë njerëz kanë quar pluhur për mos zhvillimin e kësaj ndeshje në Prishtinë por të gjitha ata i ftojë ta përjetojnë këtë ndeshje të veçantë në futbollin Kosovar”.
Florim Zuka ka theksuar se do të jetë një ndeshje që do ta kenë lakmi shumë skuadra tjera Kosovare.
“Ky është një derbi i cili gjithmonë është i paparashikueshëm, në këtë derbi gjithmonë vendosin nuancat e vogla, shpresoj se skuadra ime do të del fituese nga kjo ndeshje, ndërsa tifozët “Skifterat” edhe njëherë do të dëshmojnë kulturë të lart sportive ashtu siq e kanë traditë”.
Kryetari Florim Zuka, ka bërë të ditur edhe çmimin e të gjitha biletave se ku munden shikuesit sipas dëshirës së tyre të vendosen.
“Çmimet do të jenë nga 15 euro gjerë në 3 euro. Vendet në VIP do të jenë 15 euro, Perëndimi do të jetë 6 euro, Lindja 5 euro, ndërsa për tifozët “Skifterat” është rezervuar tribuna Veriore e cila kushton 3 euro, ndërsa ajo Jugore është rezervuar për “Intelektualët” e cila kushton 3 euro.
Kryetari Zuka ka uruar dy skuadrat e derbit dhe Federaten e Kosovës në Futboll, që ky derbi të jetë me notën më të lartë duke dëshmuar se edhe ne mundemi dhe kemi kapacitete të dëshmojmë para UEFA-së dhe FIFA-së, se në futbollin e Kosovës ka njerëz që ja dojnë të mirën futbollit dhe vendit./rajonipress/


