KKVITI

Florim Sahiti kërkon mbështetje nga Qeveria për fakultetet në Medvegjë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Medvegje – Zëvendëskryetari i komunës së Medvegjës Florim Sahiti sot ka qëndruar për vizitë pune në Beograd me ç’rast është takuar me kryetarin e Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, dekanët e dy fakulteteve të Universitetit të Nishit, të fakultetit ekonomik dhe atij juridik, si dhe me përfaqësuesit e Ministrisë së arsimit dhe të Qeverisë të Republikës së Serbisë lidhur me funksionimin e fakulteteve në Medvegjë.

“Fakultetet në Medvegjë janë çështje jetësore për shqiptarët e komunës sonë. Funksionimi i tyre ndihmon në parandalimin e shpërnguljes së mëtejme të popullatës shqiptare, ndërsa njëherit mundëson formimin e kuadrove të rinj të nevojshëm për zhvillimin e ardhshëm të komunës sonë”, ka thënë Sahiti.

Ndër të tjera, në takimin e sotëm, zëvendëskryetari para përfaqësuesve të Qeverisë dhe dekanëve ka prezantuar vizionin e tij për funksionimin e mëtejmë të fakulteteve në Medvegjë për çka është paraparë formimi i një agjencioni për administratën e fakultetit dhe përkthyesit nga gjuha serbe në gjuhën shqipe dhe anasjelltas. Parashikohet se me formimin e këtij agjencioni do të zgjidhej çështja e kontratave të të punësuarve, me ç’rast do të lidheshin kontrata permanente, afatgjata e jo afatshkurtëra si deri më tani, me çka do të arrihej zgjidhja e pengesave administrative e mbi të gjitha, do të joshej rinia për të vijuar fakultetin.

Uji Dea

Të pranishmit në takimin e sotëm kanë mbështetur këtë iniciativë, ndërsa z. Sahiti, siç thotë, ka besimin e plotë se Qeveria do të vazhdojë të suportojë fakultetet në Medvegjë.

Siç kemi mësuar, pas 10 ditësh sërish pritet të mbahet një takim në nivel qeveritar për konkretizimin e marrëveshjes dhe për sigurimin e funksionimit të papenguar të fakulteteve në të ardhmen.

Vlen të theksohet se fakultetet e Universitetit të Nishit në Medvegjë, fakulteti ekonomik dhe ai juridik janë hapur në vitin 2009, mësimi zhvillohet në gjuhën serbe dhe shqipe ndërsa për momentin ka rreth 260 studentë të regjistruar. (mepress.info)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.