Floriana: Po realizoj një ëndërr, e lumtur që s’jam konkurrente

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Një ‘miss’ mes ‘miss’-eve… Kjo është sfida e radhës për bukuroshen shqiptare, Floriana Garo, e cila ka marrë përsipër prezantimin e “Miss Globe International”, që për të dhjetin vit radhazi do të mbahet në Shqipëri. Në këtë intervistë për “Bluetooth”, prezantuesja Garo rrëfen emocionet e kësaj eksperience dhe pritshmëritë për sezonin e ri të “Jo Vetëm Modë”, duke mos lënë mënjanë as lidhjen me Tedi Ngjelën, martesën me të cilin thotë se do ta bëjë kur të vendosë të bëhet nënë…

Si e prite ftesën e regjisorit dhe producentit Petri Bozo për të prezantuar “Miss Globe”?
Ishte një ofertë shumë e bukur, pasi e kisha ëndërruar më parë të prezantoja një event ndërkombëtar. Është emocionuese edhe për faktin që do ta prezantoj edhe në anglisht, pasi është hera e parë që bëj një prezantim të tillë. Uroj që gjithçka të shkojë shumë mirë.

A po njihesh me Gentin, si është marrëdhënia me të?
Gentin e takova këtë të enjte për herë të parë, teksa xhiruam spotin lajmërues për datën e “Miss Globe”. Ai është një djalë i këndshëm dhe i sjellshëm. Besoj që përbëjmë një çift interesant prezantuesish, unë si më klasike dhe ai si më gazmor.

Si ndihet një ‘miss’, mes ‘miss’-eve?
Pa dyshim e lumtur që nuk jam më në konkurrim. Të paktën e heq një pjesë të emocioneve në këtë mënyrë dhe fokusohem më shumë tek prezantimi. Megjithatë, sigurisht që do t’i kushtoj vëmendje të veçantë look-ut dhe veshjes.

UBT

Ç’mendon për konkurset e bukurisë Floriana?
Më pëlqejnë shumë! Kur gjykimi i vajzave është i drejtë, është shumë bukur të shohësh që fiton ajo që vërtet e meriton.

Na trego pak si po ecën puna për “Jo Vetëm Modë”?
“Jo Vetëm Modë” fillon sezonin e 2-të të shtunën e ardhshme, më datë 26 tetor, me një intervistë speciale dhe profil të plotë të kapitenit të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Lorik Cana. Unë dhe stafi im jemi shumë entuziastë për këtë sezon të ri dhe mezi presim të ndajmë me publikun plot gjëra interesante dhe të bukura që e karakterizojnë “Jo Vetëm Modë”.

Ndërkohë e dimë që jeta private ecën më së miri, po pyetja është: pse nuk po martohesh?
Sepse unë dhe Tedi po e shijojmë lidhjen tonë kështu. Martesa, mendojmë se do të ndodhë kur të jemi gati të bëjmë fëmijë dhe të krijojmë një familje. Ndërkohë të dy jemi të fokusuar në fushat tona profesionale, Tedi në biznes dhe unë në televizion. Jemi shumë të lumtur kështu për momentin.(BW)