Eko Higjiena

Floriana Imeri pas “The Voice of Germany”, vjen me këngë shqip

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Këngëtarja Floriana Imeri i është rikthyer sërish skenës shqiptare. Pas përvojës së saj në talent shoun “ The Voice of Germany 2014”, 22 vjeçarja shqiptare ka lansuar këngën me titull “Më pëlqen” të cilës ia ka realizuar edhe videoklipin.

Kënga e re e Florianës është fryt i bashkëpunimit me Ethnomusic, ku muzikën dhe aranzhimin e ka bërë Burim Krasniqi, tekstin Bica, kurse për videoklipin është kujdesur Music Box.

HW

Siç kishte shkruar edhe vitin e kaluar “albinfo.ch”, Floriana ka jetuar 21 vite në qytetin Metter Enz, ndërsa aktualisht jeton në Bietigheim-Bissingen po ashtu në Gjermani. “Unë edhe si një vajzë e vogël kam kënduar, por me të vërtetë këngës ia fillova në moshën 13-vjeçe”, raporton “albinfo.ch”.

Dy vjet më parë ajo ka regjistruar një album me këngë popullore.
“Muzika në shtëpinë time është shumë e rëndësishme për mua, sepse jam rritur me të”, thotë ajo.
Floriana i pëlqen baladat, ndërsa personi që ka ndikuar që ajo të merret më muzikë thotë të jetë babai i saj./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.