ARKATANA

Floriana Garo lajmëron kthimin në ekran!

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Rreth dy muaj më parë moderatorja e ëmbël e ekranit, Floriana Garo, u bë nënë për herë të parë e një vajze të quajtur, Adia.

Që nga periudha pas lindjes, Floriana është tërhequr nga rrjetet sociale dhe është shumë pak aktive. Këtë e pranon edhe vetë ajo në një ‘Videolive’ të bërë para pak minutash. Gjithashtu në postimet e rralla vihet re se në fotot me vogëlushen ajo nuk e tregon fytyrën e saj. E pyetur nga fansat lidhur me këtë ajo tregoi se së shpejti do e bëjë publik imazhin e vajzës.

“Një ditë do e bëj publike edhe gocën, por për momentin ajo është shumë e vogël”,- tha Floriana.

ARKATANA

Një pyetje që lind shumë natyrshëm, është se kur moderatorja do t’i rikthehet televizionit, madje shumë fansa janë shprehur se ajo i mungon shumë ekranit.

“Do të rikthehem në ekran. Për momentin jam duke bërë një jetë me detyra më ndryshe, më të vlefshme. Por sigurisht që do të rikthehem”,- ka thënë Floriana në fund të bisedës live me fansat e saj në ‘Instagram’. /revistawho.com

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.