Hidromorava

Florian Marku vjen me dy reagime në rrjetet sociale pasi u shpall kampion bote në IBF

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe përkrahjen, pasi u shpall kampion bote në IBF International Welterweight.

Marku ka triumfuar ndaj kundërshtarit të tij ukrainas, Maxim Prodan, në meçin që u zhvillua për plot 10 raunde në ‘Tottenham Hotspur Stadium’ të Londrës.

Kjo përballje ishte në kuadër të kategorisë “walterwight”, një kategori në mes të asaj të lehtë dhe të mesme dhe triumfi e shpalli Markun kampion bote te kësaj kategorie në IBF International.

Pas reagimit të shpejtë pas ndeshjes në ring, Marku ka reaguar tani në qetësi në profilin e tij privat në rrjetet sociale.

Fundamenti

Jo një, por dy ishin reagimet e boksierit shqiptar në profilin e tij në Facebook, ku në të parin ka falënderuar Zotin, ndërsa në të dytin të gjithë për përkrahjen.

“Faleminderit Zotit për çdo gjë. Ky është fillimi. Faleminderit nga Zemra për të gjithë përkrahjen”, ka shkruar Marku në postimin e parë.

“Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen që më keni dhënë gjatë gjithë kësaj kohe dhe në fund erdhi shpërblimi duke fituar titullin IBF. Jam shumë i lumtur që e fitova titullin tim të parë që e kisha pritur me kohë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj këtë ndeshje. Jam shumë i lumtur, ky është fillimi. Tani fillon çdo gjë”, ka shkruar boksieri ynë në postimin e dytë falënderues. /Telegrafi/