ARKATANA

Florian Marku vazhdon si i pamposhtur në boks, mbron titullin në IBF pas triumfit ndaj Luisettos

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka marrë fitoren e radhës në IBF në kategorinë ‘walterweight’ apo të mesme të lehtë, pasi ka mposhtur kundërshtarin e tij Lorick Luisetto.

Florian Marku ka vazhduar karrierën e tij në boks si i pamposhtur duke marrë fitoren e radhës ndaj Luisettos dhe duke vazhduar rrugën për mbrojtjen e titullit në IBF.

Meçi i zhvilluar në Wembley në “SSE Arena” ka dhuruar një përballje interesante mes boksierit shqiptar dhe atij francez.

Megjithatë, 29-vjecari nga Lushnja, me vendbanim në Londër, ishte më i mirë dhe iu gëzua fitores në fund.

Fitorja e Markut erdhi pas tetë raundeve të zhvilluar, pas vendimit unanim të gjyqtarëve në favor të Markut.

Raundi i parë u karakterizua me lojë më të mirë të Markut, i cili pati disa goditje të mira me të majtën, ndërsa raundi i dytë ishte thuajse i barabartë.

Në raundin e tretë, Marku ishte fantastik me disa goditje të njëpasnjëshme dhe ishte afër ta rrëzonte Luisetton.

ARKATANA

Raundi i katërt pati më pak më aksion, më shumë kapje, por me Markun përsëri për një nuancë më të mirë, duke marrë pikë me disa goditje.

Treminutëshi i pestë pati shumë provokime nga të dy boksierët dhe po ashtu edhe goditje, duke bërë një raund të barabartë.

Në raundin e gjashtë, Marku u rikthye dhe ishte më i mirë, edhe pse pranoi disa goditje nga francezi.

Raundi i shtatë ishte i tensionuar dhe me gabime nga të dy boksierët dhe i barabartë gjithashtu.

Në raundin e tetë apo të fundit u pa lodhja e të dy boksierëve, por me Markun për një nuancë më të mirë duke arritur ta mbajë epërsinë dhe ta fitojë këtë raund.

Pas përfundimit, gjyqtarët vendosen në favor të boksierit shqiptar, i cili mori fitoren me vendim apo me pikë 78-76.

Deri tani, në 11 ndeshje në boksin profesionist, Marku ka 10 fitore dhe 1 barazim, ku nga to 7 fitore janë me nokaut. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.