UBT

Florian Marku: Të tillë si serbi i rrah tri për një herë, flamurin kuq e zi do ta çoj lart në UFC

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kampioni shqiptar në kikboks, që tash po demolon gjithçka edhe në artet e përziera marciale (MMA), Florian Marku, ka deklaruar pas fitores në Tiranë në duelin ndaj serbit Sladan Dragisic, se do të kërkojë majen e botës në artet e përziera marciale.

Mbrëmja spektakolare e mbajtur në Tiranë ishte shembullore për një ngjarje sportive.

Në një organizim fantastik në Tiranë para mijëra shikuesve dhe shumë fytyrave prominente, Florian Marku nuk kishte aspak probleme me serbin në fjalë.

Ai pas 90 sekondave e fitoi duelin, duke rrëzuar për herë të parë në 40 sekondat e para.

Mobi Casa

Florian Marku duke bartur flamurin Kuq e Zi

Pas duelit, vet Marku u shpreh i entuziazmuar duke thënë se do të mund të mposhte edhe tri kundërshtarë të tillë në ring në një moment.

“Nuk kam konkurrent, tri kundërshtarë të tillë mund t’i rrah në ring për një moment. Dua kundërshtarë më të denj. Tash është radha që të shkojmë në majat e arteve marciale. Do të shkoj deri në UFC dhe aty do ta çoj këtë flamur. Faleminderit të gjithëve”, u shpreh Marku sensacionalisht pas duelit.

Marku tash me ndihmën e federatës shqiptare të arteve marciale do të synojë majat e kësaj disipline në UFC duke ndjekur hapat e Ilir Latifit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.