ARKATANA

Florian Loshaj shënon një supergol, vlerësohet lart në fitoren e Istanbulsporit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Mesfushori kosovar, Florian Loshaj, ka shënuar gol në fitoren me rezultat 2-1 të Istanbulsporit në shtëpi ndaj Hatayspor.

Kjo ndeshje po zhvillohej në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit turk dhe ishte mjaft e nevojshme për vendasit pasi kishin pesë ndeshje pa fitore.

Po zhvillohej minuta e 26-të e takimit kur Florian Loshaj arriti të shënojë për t’i dhënë avantazhin prej 1-0 ekipit të tij.

Ky njëherësh ishte goli i tij i parë në këtë edicion të ri të garave në Super Ligën Turke.

Florian Loshaj goal vs Hatayspor pic.twitter.com/w6PgxecB8E

Uji Dea

— Dardanianfan (@Dardanianfan1) November 25, 2023

Në këtë ndeshje disa minuta pati edhe Valon Ethemi i cili u fut në fushë nga banka rezervë në minutën e 79-të.

Loshaj u vlerësua me notën 7.9 nga SofaScore duke qenë njëri ndër lojtarët me paraqitjen më të mirë në fushë.

Ky është sezoni i dytë i Loshajt në Turqi por në sezonin debutues me fanellën e Istanbulspor nuk arriti të gjejë hapësirat e duhura dhe siç duket sezoni aktual është ai i cili ka bërë që Loshaj të shkëlqejë me paraqitje./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.