Eko Higjiena

Florian Kamberi ka kaluar te Aberdeeni

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Florian Kamberi ndryshon sërish skuadër. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare largohet nga St Gallen pas vetëm gjysmë sezoni, për t’u rikthyer në Skoci, këtë herë me fanellën e Aberdeenit. 25-vjeçari duket se nuk ka mundur të përshtatet te skuadra zvicerane, me të cilën kishte firmosur kontratë trevjeçare.

Palët kanë rënë dakord që Kamberi të huazohet deri në fund të sezonit tek Aberdeeni, ku do të ketë mundësi të luajë në vazhdimësi. Sulmuesi shqiptar madje mund të debutojë që të shtunën në “Easter Road”, pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij, Hibernian.

Kamberi e filloi karrierën e tij profesionale në ekipin zviceran, Grasshoppers, dhe përfaqësoi Zvicrën në nivelin nën 21 vjeç, përpara se të bashkohej me Hibs në Ligën Premier të Skocisë në vitin 2018 – transmeton SuperSport.

ARKATANA

Shqiptari befasoi me paraqitjet e tij, duke i bindur shumë shpejt drejtuesit e klubit për të blerë kartonin e tij. Kalimi te Rangers, në formë huazimi në fillim të vitit të kaluar i zemëroi tifozët e Hibs (Kamberi deklaroi se kalimi te Rangers ishte ëndërr për të). Ai u kthye gjatë verës në Zvicër, por pa mundur të jetë pikë referimi në sulmin e St Gallen.

Duke komentuar afrimin e Kamberit, trajneri i Aberdeenit, Derek McInnes, tha se ishte i kënaqur që do të kishte një sulmues të tretë në skuadrën e tij,

“Jam i kënaqur, pasi do të kem më shumë alternativa në sulm. Floriani i ka treguar cilësitë e tij në kampionatin tonë. Ai duket entuziast për kthimin në Skoci, ka cilësi dhe përvojë në këtë ligë. Mendoj se do të ketë ndikim pozitiv tek ne deri në fund të sezonit”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.