United Hospital

Florian Blumer: “O sa mirë me qenë shqiptar”

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Florian Blumer është publicist i njohur zviceran, redaktor në revistën “Surprise”. Ai thotë se shqipen e ka dëgjuar “me vetëdije” vetëm nga bashkëshortja e tij, Shpresa Jashari. Si shprehje që i është kujtuar e para në gjuhën shqipe ka qenë slogani: “O sa mirë me qenë shqiptar ; )”

“Unë nuk mendoj se shqipja tingëllon ngjashëm me anglishten. Dhe në fakt me asnjë gjuhë tjetër që njoh unë”, thotë veç tjerash publicisti Florian Blumer, njohës (ende fillestar) i shqipes.

Albinfo.ch: Kur keni dëgjuar shqipen për herën e parë dhe si tingëlloi ajo për veshin tuaj ?

Florian Blumer: Me vetëdije unë për herë të parë kam dëgjuar të flitet shqip vetëm kur e kam njohur Shpresën (Shpresa Jashari, v.j.), gjegjësisht kur ajo po fliste shqip në telefon me vëllain e saj. Më erdhi aq e huaj, e largët kjo gjuhë sikur të bëhej fjalë për kinezishten.

A mundeni t`i shqiptoni lehtë të gjitha shkronjat tona?

Me thënë të drejtën po. Shumicën e tingujve që ndryshojnë nga gjermanishtja, i njoh nga anglishtja, pasi që e kam studiuar gjuhën angleze.

Me cilën gjuhë sipas jush ngjan muzikaliteti i shqipes ?

Megjithatë, unë nuk mendoj se shqipja tingëllon ngjashëm me anglishten. Dhe në fakt me asnjë gjuhë tjetër që njoh unë.

A e keni pasur vështirë ti shqiptoni fjalët e para të shqipes?

Po, vetëm me shqiptimin e r-së, gruaja ime, Shpresa më ka kritikuar përherë.

Sa e njihni kulturën shqiptare?

Unë tashmë e njoh paksa këtë kulturë, nga udhëtimet në regjionet ku flitet shqipja dhe nga familja e gruas time.

Keni vizituar ndonjë nga trojet shqiptare?

Unë kam qenë tashmë në Ulqin, Mali i Zi, në vende të ndryshme në Shqipëri dhe në Kosovë. Në veçanti më ka pëlqyer Prizreni.

A keni lexuar ndonjë libër shqip, apo në gjuhën tuaj, nga autorët shqiptarë?

FIDANISHTJA

Jo, shqipja ime është akoma shumë e dobët për diçka të tillë. Në gjuhën gjermane e kam lexuar “Piramidën” dhe “Koncert në fund të dimrit” nga Ismail Kadare.

Thuhet se fëmijët i mësojnë më shpejt gjuhët e huaja sepse ata nuk turpërohen kur gabojnë. A ngurroni ju gjatë të folurit të shqipes?

Po, unë besoj se ndodh gjithmonë ashtu, kur të mësoh një gjuhë të re, është si një kërcim në ujët e ftohtë.

A keni ndonjë fjalor të gjuhës shqipe?

Po, sigurisht: Kam një fjalor të madh dhe një fjalor të vogël.

Sa më multigjuhësor jemi aq më të mirë e kemi kujtesën, besoni në këtë ?

Po. Unë mendoj po ashtu se shumëgjuhësia të hap horizontin dhe të siguron qasje në botët e panjohura

Duke e njohur gjuhën shqipe a i kuptoni më mirë shqiptarët?

Po.

A mund të na e thoni një frazë shqipe nga ndonjë tekst, këngë apo ndonjë përshëndetje shqiptare?

O sa mirë me qenë shqiptar ; ).

Ka lexuar Kadarenë gjermanisht dhe i ka pëlqyer Prizreni

Unë kam qenë tashmë në Ulqin, Mali i Zi, në vende të ndryshme në Shqipëri dhe në Kosovë. Në veçanti më ka pëlqyer Prizreni”, thotë Blumer. Ndërsa pyetjes nëse ka lexuar ndonjë libër në gjuhën shqipe ai i përgjigjet: “Jo, shqipja ime është akoma shumë e dobët për diçka të tillë. Në gjuhën gjermane e kam lexuar “Piramidën” dhe “Koncert në fund të dimrit” nga Ismail Kadare”.

http://www.albinfo.ch/florian-blumer-o-sa-mire-me-qene-shqiptar/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.