Flori Mumajesi : Mos abuzoni me 100 vjetorin!
Këngët për 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë nuk kanë të ndalur, mirëpo kompozitori Flori Mumajesi në një prononcim të kohëve të fundit lut këngëtarët që mos të abuzojnë me këtë festë.
Kantautori Florian Mumajesi është shprehur i indinjuar për shfrytëzimin që disa artistë po i bëjnë eventit të 100-vjetorit të pavarësisë.
Me anë të një statusi këngëtari është ka pohuar se është shumë i turpshëm shfrytëzimi i kësaj ngjarjeje për evente artistike.
Realisht tashmë shumë këngë janë bërë për këtë festë, ku shumë këngëtarë duke shfrytëzuar ndjenjat patriotike të shqiptarëve kanë bërë këngë të ndryshme në vigjilje të kësaj feste.
“Tmerr, çfarë po i bëjnë flamurit këtë vit ”disa personazhe” tmerr! E varën, e veshën, zhveshën, e valëvitën me kokë poshtë vend e pa vend, i bënë të gjitha kombinimet me alibinë e 100 vjetorit”, ka thënë Flori.
Deri tani kemi parë shumë këngëtare të veshura me flamurin kombëtar e që ndonjëherë kanë refuzuar të flasin edhe shqip para kamerave.
Flori thotë se ajo që po ndodh është tmerr.
“Çfarë ka mbetur tjetër? Çfarë mund të presim tjetër? Për mendimin tim thjesht është tmerr… Nuk po bëj moral, po sikur po teprohet pak ky fenomeni atdhetarizmit artistik!
Ndoshta është kontrasti i madh me realitetin apo ku di unë çfarë! Sidoqoftë!”, ka thënë Flori, transmeton shqiptarja.com.