Fundamenti

Flores në mbrojtje të Behramit

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Valon Behrami u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit në Ligën Premier dhe kritikat ndaj tij nuk kanë munguar.

Mesfushori mitrovicas bëri një ndërhyrje tejet të ashpër në ndeshjen mes Watford-Swansea, ndaj ganezit Andre Ayew me ç’rast u ndëshkua direkt me të kuq nga gjyqtari.

Por edhe pse po kritikohet shumë, në mbrojtje të Behramit ka dalë trajneri i skuadrës Watford, Quique Flores, duke thënë se kosovari është i ndershëm.

UBT

“Valoni e shkaktoi atë faull të ashpër por ai ka kërkoi falej si për faull ashtu edhe për kartonin e kuq”.

“Nuk dua të flas më shumë për disiplinën e tij, sepse ai bën ndërhyrje, por është lojtar i ndershëm”, thotë Flores për Behramin. /Telegrafi/