FITORJA

Florent Muslija në radarin e klubeve të Bundesligës

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Futbollisti kosovar, Florent Muslija, me paraqitjet e tij ka bërë që të tërheq interesimin nga disa klube të elitës së futbollit gjerman.

25-vjeçari po shkëlqen këtë edicion në kategorinë e dytë të futbollit gjerman aty ku po aktivizohet në radhët e Paderbornit.

Ai është shndërruar në njërin nga lojtarët kryesor të ekipit, teksa në 15 paraqitje këtë sezon ai ka qenë autor i tetë golave dhe ka bërë katër asistime.

Sipas asaj që raporton gazetarit Florian Plettenberg, klubi gjerman po insiston për të mbajtur Muslijën në ekip, por rinovimi i kontratës deri më tani duket i pamundur.

ARKATANA

Muslija në anën tjetër dëshiron që verën e ardhshme të bëjë hapin e radhës në karrierë dhe nëse gjërat shkojnë në këtë mënyrë, klubi i tij i radhës nuk duhet të paguajë asnjë cent për shërbimet e tij.

Ai njihet si një lojtar që mund të mbulojë disa pozita pasi që shpeshherë aktivizohet si mesfushor ofanziv por edhe në dy krahët e sulmit, varësisht nga nevoja.

Muslija gjatë tërë karrierës ka luajtur në Gjermani, ku fillimisht e ka nisur te grupmoshat e SV Sasbach, për të kaluar pastaj tek ato të Karlsruhes e deri tek Hannoveri, klub nga i cili më pas u transferua tek Paderborni./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.