UBT

Florent Muslija, i gatshëm ta ndihmojë Kosovën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Florent Muslija është prurja më e re e Përfaqësueses së Kosovës. Ylli kosovar është i gatshëm për t’i ndihmuar “Dardanët” në dy ndeshjet e shtatorit, ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë. Futbollisti ofanziv i është bashkuar ekipit Verdhekaltër në përgatitje për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2020.

Përfaqësuesja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për dy ndeshjet e shtatorit, ndaj Republikës Çeke më 7 dhe kundër Anglisë më 10 të këtij muaji, të vlefshme për kualifikimet e Euro 2020, shkruan Gazeta Express.

Dhe, Florent Muslija është njëra prej prurjeve më të reja të “Dardanëve”.

Futbollisti i talentuar e ka postuar një fotografi duke ushtruar në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku shihet në disponim të mirë.

FIDANISHTJA

Ai iu përgjigj ftesës së trajnerit Bernard Challandes për grumbullimin e parë, i cili të hënën pasdite.

Futbollisti i Hannoverit është i gatshëm për ta dhënë ndihmën e tij për “Dardanët” në dy ndeshjet e rëndësishme, mbi të gjitha pas mungesave të mëdha që ka Kosova, të cilës i mungojnë 5 futbollistë.

“Ekipi kombëtar i Kosovës. FM35”, ka shkruar Muslija në Instagram.

Nuk përjashtohet mundësia që sulmuesi kosovar të jetë titullar në ndeshjen e së shtunës ndaj Republikës Çeke, e cila do të fillojë në orën 15:00. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.