GRANDEMALL

Florent Hasani bombardon portën kundërshtare me një supergol

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kosovari Florent Hasani e shënoi një supergol për ta zhbllokuar rezultatin në ndeshjen mes Diosgyorit dhe Vidit.

Mesfushori 22-vjeçar Florent Hasani i la të mahnitur tifozët në stadiumin “DVTK”, ku pas vetëm gjashtë minutave lojë e shënoi një gol të mrekullueshëm nga largësia për ta dërguar skuadrën e tij në epërsi 1:0, raporton Gazeta Express.

Skuadra e Hasanit, që rrezikon të bie nga liga e Hungarisë këtë sezon, arriti ta fitojë këtë ndeshje kundër Mol Vidit, që radhitet në pozitën e dytë, me rezultat 2:1. Fillimisht rezultati u barazua përmes golit të Stopiras, por pastaj David Markvart e ktheu epërsinë për vendasit.

ARKATANA

Në 30 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon, Hasani ka arritur t’i shënojë shtatë gola për Diosgyrorin dhe i ka asistuar dy të tjera.

22-vjeçari i kishte bërë shtatë paraqitje për ekipin kombëtar të Kosovës U-21, ndërsa ende nuk ka debutuar për ekipin e parë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.