Florent Hadergjonaj konfirmon ftesën nga Challandesi për ndeshjet e Kosovës në muajin nëntor
Kosova në muajin nëntor do t’i ketë para vetes tri përballje, raporton “Zeri.info”.
Fillimisht do të takohet në një ndeshje vëllazërore me Kombëtaren shqiptare, më 11 nëntor.
Më pas Kosova do të udhëtojë në Ljubljanë për t’i matur forcat me Kombëtaren sllovene, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Krejt në fund Kosova do të takohet në “Fadil Vokrri” me Moldavinë, që i solli shumë probleme në takimin e parë në Ligën e Kombeve.
Lojtari i parë që ka konfirmuar ftesën e trajnerit të “Dardanëve” është Florent Hadergjonaj.
Hadergjonaj, përmes rrjetit të tij social “Facebook”, ka zbuluar ndeshjet e muajit nëntor me klubin e tij Antalyasporin dhe tri ndeshjet e Kosovës.
Ky është postimi i mbrojtësit të Kosovës:
Zeri.info


