Hidromorava

Flora Kqiku me rol udhëheqës në Asamblenë Gjenerale të IMPEL

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

E lumtur dhe krenare, dhe jo vetëm për veten time, por për të parë Kosovën në rol udhëheqës në një organizatë me autoritete shtetërore mjedisore të 38 Shteteve ka shkruar Flora Kqiku.

Postimi i plotë:

Ishte nderë, krenari dhe privilegj për mua, mundësia që në Presidencën Evropiane të Belgjikës, në Pallatin Egmont të udhëheqë Asamblenë e 28-të Gjenerale të IMPEL. Pas marrjes së besimit në Asamblenë Gjenerale paraprake, më 30 Nëntor 2023, përmes procesit të votimit nga autoritete shtetërore mjedisore të 38 shteteve anëtare, duke fituar ndaj kundërkandidati nga Sllovakia, mora mandatin dy vjeçar për të qenë në udhëheqje të kësaj organizate për dy vite.

Eco Higjiena

Kjo ishte Asambleja e parë Gjenerale të cilën pata mundësinë ta udhëheqë në person, pas marrjes se mandatit.

Së bashku me dy kolegët e Bordit, Marco Falconi nga Italia si dhe Rob Kramers nga Holanda, si dhe kryesuesit e grupeve tematike, në praninë e Përfaqësuesve të Komisionit Evropian dhe Presidencës Belge të EU-së, para Koordinatorëve Nacional të Shteteve anëtare prezantuam Planin e Punës për vitin 2025-2027 si dhe u diskutua për aktivitete, projekte, rezultate si dhe sfidat në implementim e fuqizim të legjislacionit mjedisor të EU-së dhe shteteve anëtare.

E lumtur dhe krenare, dhe jo vetëm për veten time, por për të parë Kosovën në rol udhëheqës në një organizatë me autoritete shtetërore mjedisore të 38 Shteteve./rajonipress/