Hidromorava

Flora Brovina i përgjigjet Ambasadores Jacobson: S’ka seancë pa marrëveshje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Flora Brovina, Kryesuese e seancës konstitutive të Kuvendit, ka thënë se s’do të ketë vazhdim të punës në Parlament pa një marrëveshje politike. Ajo beson se javën e ardhshme do të ketë lëvizje në qartësim të situatës politike.

Mosvazhdimi i seancës së Kuvendit ka irrituar edhe Flora Brovinën, kryesuesen e Kuvendit, njëherësh deputeten më të vjetër.

Brovina në një prononcim për “Zërin” ka përsëritur se pa marrëveshje të liderëve të partive, duke përfshirë këtu edhe shefin e saj, Hashim Thaçin, nuk do të ketë seancë.

“Është tepruar që nuk po vazhdon seanca. Nuk ndihem mirë që s’po kam mundësi ta thërras. Po shihet atmosfera e liderëve që nuk po merren vesh mes vete, dhe pa një marrëveshje mes tyre nuk po ka zgjidhje”, ka thënë ajo.

Mobi Casa

Ndërsa, deklarata e ambasadores së SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobsson për thirrje sa më shpejt të vazhdimit të seancës konstituive, për Brovinën, është apel i pranueshëm.

Por, kryesuesja e Kuvendit shpreson që javën e ardhshme do të ketë lëvizje të mira.

“Besoj që javën e ardhshme do të qetësohet kjo atmosferë e këtyre debateve të stërzgjatura”, ka thënë në fund ajo. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.