Fundamenti

Flirti me PDK-në ndau opozitën e bashkuar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Etja për pushtet pasivizon nismën për ndryshim. Pas zgjedhjeve të ardhshme, synohet Qeveria e krahut të luftës

Analistët thonë se ky skenar i fshehtë i dy subjekteve politike opozitare ishte hetuar me kohë nga “Vetëvendosje!”, e cila e kishte kuptuar se këto dy parti opozitare dhe PDK-ja janë duke u takuar për një marrëveshje të mundshme, prandaj edhe erdhi momenti kritik kur u largua nga ata, që të mos jetë pjesë e një procesi të tillë

Mobi Casa

Shthurja përfundimtare e bllokut opozitar të treshes “Vetëvendosje!”- AAK- Nisma, me marrëveshjen që u arrit për koalicion parazgjedhor në zgjedhjet e ardhshme mes AAK-së dhe Nismës, pa Lëvizjen “Vetëvendosje!”, nga analistët politikë në vend po shihet si një përgatitje e hershme e bërthamës së krijimit të koalicionit të krahut te luftës. Është një opinion i përgjithshëm se fajtori i prishjes së bllokut opozitar duhet të adresohet të dyshja AAK dhe Nisma që, sipas analistëve politikë, deri dje ishin kategorikë kundër PDK-së dhe tani nuk kanë më vija të kuqe për këtë parti.

Ky fakt, sipas tyre, është edhe një argument më shumë se dallimi mes partive politike në Kosovë është pothuajse zero, pasi kur vjen te pushteti dhe ndarja e tij, asnjëra parti nuk i vë vija të kuqe tjetrës, pa marrë parasysh faktin që deri dje të njëjtat parti i kanë quajtur parti që e kanë kapur shtetin. Sipas analistëve, për shtatë muaj rresht opozita e bashkuar i ka mashtruar qytetarët me synim të arrijë sa më shpejt në pushtet, por kur kjo situatë është parë si e parealizueshme, atëherë janë gjetur rrugë të ndara për veprime strategjike./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.