Flini mbi det, “Epidamn”, Hoteli për të gjitha moshat e stinët, prioritet mirësjellja dhe ushqimi cilësor

Gjilan – Janë të rralla Hotelet dhe resortet në Shqipëri, e në veçanti ato që ndodhen përgjatë vijës bregdetare, të jenë funksional dhe me mikpritje të sinqertë në çdo kohë e stinë, por kjo nuk vlen për Hotelin “Epidamn White Sensatio”, i cili ndodhet në Golem dhe është aktiv e funksional në të gjitha stinët, dhe i përshtatshëm për të gjitha moshat, derisa prioritet i stafit ishte mirësjellja e tyre ndaj klientëve dhe ushqimi i bollshëm e cilësor. Nëse vendoseni aty do ta shihni dhe takoni njeriu më gazmor të stafit të ushqimit, Ilmi Guri i cili edhe është shkaktar i këtij shkrimi, me një pritje të ngrohtë, me një buzëqeshje të gjallë dhe mbi të gjitha, me një mirësjellje pedante dhe me shumë kulturë e civilizim.
Dikur as që bëhej fjalë të shkoje në kohë dimri në Shqipëri, e veçmas në vijën bregdetare. Tani kohërat kanë ndryshuar sepse ka ndryshuar edhe qasja e turizmit dhe e pronarëve të hoteleve të atjeshme, të cilat po mendojnë për klientët e tyre, për të gjitha stinët.
Një nga hotelet që lirisht mund të thuhet se ka bërë revolucion edhe në pamje mahnitëse dhe ndërtim, me një infrastrukturë të jashtëzakonshme dhe mbi të gjitha është mirësjellja e stafit ajo që të bije në sy qysh më start.
Hoteli “Epidamn White Sensation”, i cili ndodhet në Golem i ka thyer të gjitha barrierat, meqë për një periudhë të shkurtër ka arritur një popullaritet dhe me kërkesa të shumta, për të pushuar aty nga e mbarë bota.
Pamja e tij tejet luksoze, afërsia e detit dhe ushqimet e shumta e të larmishme, i japin kuptim pushimit tuaj, edhe në stinën e dimrit.
Të bije në sy çdo detaj që është ndërtuar me shije dhe entuziazëm prej profesionistit.
Ilmi Guri është shef i sallës ku shërbehet ushqimi i njohur si Tavolina Suedeze. Aty do e shihni kulturën e mirëfilltë të një kamarieri që janë trajnuar e përcjellur poashtu nga Guri.
“Kam punuar mbi 30 vite në Itali dhe përpiqem që të jem modest dhe përherë në shërbim të klientëve tanë të shumtë të cilët vijnë nga e mbarë bota. Jemi të thjeshtë po pragmatik në shërbimet tona dhe nuk i lëm anash as detajet më të thjeshta. Mikpritja dhe mirësjellja janë dy elemente që ne i kushtojmë rëndësi dhe jam i nderuar dhe i përkushtuar, që me shumë dashamirësi t`i shërbej kosovarët dhe vëllezërit tanë që janë të shumë edhe në këtë kohë dimri” u shpreh Ilmi Guri për rajonipress.
Në kuadër të “Epidamn White Sensation” janë funksionale të gjitha aktivitetet e njohura dhe rekreacionet e nevojshme, për një familje dhe familjar.
Qetësia që mbizotëron aty, valët e afërta të detit, trotuari i zbukuruar, pishina e jashtme dhe të gjitha pishinat përcjellëse brenda Hotelit, të ofrojnë një komoditet dhe gjallëri që rrallëkund mund ta gjesh.
Hoteli dhe struktura e tij brilante, do të shihni se është punuar nga shije të shumta të arkitektëve e ndërtimtarëve të spikatur.
Muret e larta dhe hapësira e mjaftueshme për qëndrim e rekreacion, ia shtojnë namin këtij Hoteli me shumë perspektivë sepse aty takon të gjithë popujt e botës. Sportist, aktor, krijues, politikan, familjar, dhe pothuajse të gjitha moshat i hasë aty.
Në shënimet që ofron ky kompleks turistik ka një përshkrim edhe më të detajuar dhe jo rastësisht e kanë shkruar: ”Flini mbi det”.
Pra aty janë 120 dhomat dhe suitat e hotelit që janë në stilin minimalist, të kuruara nga punime të artizanëve vendas, me ngjyra të ngrohta verore dhe totalisht rezistente ndaj zhurmave, për një pushim larg zhurmave të qytetit.
Vetratat e larta nga dyshemeja në tavan, krijojnë eksperiencën ku ju do të ndiheni sikur jeni mbi det, sepse asgjë nuk qëndron mes jush dhe Adriatikut, që të lë pa frymë.
Kopshte të vogla ndaj ballkonet nga njëri-tjetri për të krijuar privatësinë që ju nevojitet. Nëse jeni duke udhëtuar për një arratisje romantike, një pushim familjar ose një udhëtim pune, Epidamn White Sensation ka dhomën e përsosur për ju.
Ky artikull aspak nuk e ka natyrën për të joshur apo treguar dikujt se ku është më mirë, e veçanta është se klientët ishin të kënaqur, e të lumtur për përjetimet e përsosura.
Blendi një klient nga Suedia tha se vazhdimisht vije në këtë Hotel sepse gjithçka është perfektë.
“Vijë gjithmonë me familje sepse dimrit kam më tepër pushim dhe këtu po e gjejë rehatinë, sikur të ishte muaji korrik. Të gjitha janë aktive dhe në dobi të qëndrimit dhe shëndetit tuaj” tha Blendi.
Lulzimi një tjetër klient nga Kosova tha se vërtet Hoteli “Epidamn”, ka shumë përparësi nga të tjerët.
“Kuzhina ishte kryesisht nga kuzhinier turq të cilët pothuajse nuk kishte ushqim që s`ishte i servuar. Por mos harroni ushqim cilësor sepse para se të shtrohet ushqimi, aty e ke njeriun që e kontrollon i pari ushqimin, nëse është gjithçka në rregull, tek pastaj hapet dera për pushuesit” tha Zeneli.
Ndryshe jo vetëm pushime relaksuese mund të gjeni në “Epidamn”, sepse nga aty ju mund ta eksploroni Durrësin, e Shqipërinë, duke filluar nga qyteti historik i Durrësit, Kavajës, e qytete të tjera si Berati, Gjirokastra e tjerë.
Shumë pranë keni mundësi të vizitoni Kalanë e Durrësit, atë të Kavajës dhe Bazhtovës, Muzeu Etnografik të Kavajës, Muzeun Arkeologjik të Durrësit, Parqet Natyrore të Kavajës, Amfiteatrin Romak të Durrësit dhe Kullën Veneciane./rajonipress/